LAJMI I FUNDIT:

Tanku serb i shkatërruar, eksponat lufte në fshatin Shqiponjë të Gjakovës

Tanku serb i shkatërruar, eksponat lufte në fshatin Shqiponjë të Gjakovës

Një ndër tanket më të fuqishme të Ushtrisë së Millosheviqit që u shkatërrua në Kosovë gjatë luftës, është i vendosur në formë të ekspozitës në Memorialin e Dëshmorëve në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë të Gjakovës. Njëri nga protagonistët e shkatërrimi të këtij tanku ka rrëfyer ngjarjen dhe operacionin në arritjen e këtij qëllimi.

Pasiqë, fuqia e saj ishte shumë dimensionale, shkatërrimi i këtij tanki u bë një ndër objektivat kryesore të UÇK-së, të pozicionuara në fshatin Shqiponjë të Gjakovës.


Për ta shkatërruar atë ishte hartuar një plan nga pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa ish-ushatri Selim Ademi, ka rrëfyer për RTV Dukagjinin, detajet se si ishte planifikaur shkatërrimi i këtij tanku.

Në këtë zonë, tre ish luftëtarë të UÇK-së vendosën një minë anti-tank. Ndërkohë, rezultatet i panë të nesërmën.

“Unë dhe Arbnori e kemi vendos minën, për sigurinë tonë u kujdes edhe Nezir Neziri, dhe me suksese e vendosem minën. Nesër në mengjes isha duke pushuar dhe kjo tank kishte renë në minë dhe u arritë qëllimi ynë dhe Arbnori më ka thënë se kjo tank shkoi, ndërsa unë i thash edhe tjetra mbas saj…”, ka thënë ish ushtari i UÇK-së, Selim Ademi.

Selim Ademi, ish ushtar i UÇK-së

Pos që e shkatërruan këtë tank, Selim Ademi, thotë se këtu u vranë edhe ushtarë serb të cilët ishin brenda këtij mjeti luftarak.

“Këtu është vendi ku ka shpërthyer mina të cilën e kemi vendosur ne dhe sipas mendimit tim, prej 6-7 ushtarëve serb sa ishin këtu, asnjë nuk ka shpëtuar i gjallë”, tregon Ademi.

Ish pjesëtari i UÇK-së, shton se me shkatërrimin e këtij tanku serb nga radhët e UÇK-së, ishte një ndër dëmët më të mëdha për ushtrinë serbe në këtë zonë.

“Kjo ka qenë arma kryesore, sepse kjo ka pasur tytë të topit dhe armë kundërajëror, dhe me rënien e saj ne jemi ndjerë më shlirë më mirë…”,ka thënë Ademi.

Një ndër tanket serbe të shkatërruara nga UÇK-ja gjatë luftës në Kosovë, 1998-1999

Ky tank u shkatërruar nga Ushtria Çlirimitare e Kosovës, në fshatin Gllogjan të Rajonit të Lugut të Baranit.

Aktualisht ky mjet ushtarak është e vendosur në oborrin e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Jabllanicës” të Gjakovës, në formë eksponati lufte.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori