LAJMI I FUNDIT:

Taliyah Hopkins, MVP e xhiros së 20-të në Superligën e Femrave në basketboll

Taliyah Hopkins, MVP e xhiros së 20-të në Superligën e Femrave në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Njëzet ndeshje, njëzet fitore është bilanci i Bashkimit këtë edicion. Për fitoren e xhiros së 20-të në ndeshje me Vëllazmimin me shifra 69-101, u dallua amerikania Taliyah Hopkins me 31 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.

Reklama

Hopkins ishte e saktë 3/6 për tre pikë, si dhe 8/10 për dy pikë, ndërsa kishe bilanc 6/9 nga gjuajtjet e lira. Fitores i shtoi kontribut edhe qendra Aulona Muhadri me 17 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.

Prishtina ishte nikoqire e United Basketball, ndeshje kjo e cila u mbyll me rezultat 70-42. Kapitenia Djellza Deka pati performacën më të mirë, e cila shënoi 15 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime dhe u ndihmua nga lojtarja e natyralizuar Enxhi Xhanaj me nëntë pikë, 14 kërcime dhe tre asistime.

Penza arriti fitore në udhëtim ndaj Trepçës me rezultat 58-71. Për fitoren e 12-të më e dalluara ishte Jeta Zeka, e cila kontribuoi me 21 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime.

Ka përfunduar faza e rregullt në Superligën e Femrave – 20 fitore për Bashkimin
Lexo po ashtu Ka përfunduar faza e rregullt në Superligën e Femrave – 20 fitore për Bashkimin

MVP

Taliyah Hopkins (Bashkim) 31 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime

(Foto: basketbolli.com)

Top 5

Taliyah Hopkins (Bashkim) 31 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime.

Aulona Muhadri (Bashkimi) 17 pikë, 12 kërcime dhe 2 asistime.

Diellza Dekaj (Prishtina) 15 pikë,6 kërcime dhe 2 asistime.

Jeta Zeka (Penza) 21 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime.

Enxhi Xhanaj (Prishtina) 9 pikë, 14 kërcime dhe 3 asistime.


Në trend Sport

Më shumë
Javë e madhe për familjen Bellingham: Jude dhe Jobe pritet t'i kompletojnë transferimet

Javë e madhe për familjen Bellingham: Jude dhe Jobe pritet t'i kompletojnë transferimet

La Liga
Tabela e Ligës Premier do të dukej shumë më ndryshe nëse nuk do të përdorej VAR-i

Tabela e Ligës Premier do të dukej shumë më ndryshe nëse nuk do të përdorej VAR-i

Premier League
Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Premier League
'Super ushqimi' që po i mban në formë Ronaldon, Messin dhe Benzeman

'Super ushqimi' që po i mban në formë Ronaldon, Messin dhe Benzeman

Ndërkombëtare
Mikel Arteta hedh dyshime të mëdha për largimin e Granit Xhakës nga Arsenali

Mikel Arteta hedh dyshime të mëdha për largimin e Granit Xhakës nga Arsenali

Premier League
Mbappe e goditi me top në fytyrë një vajzë para ndeshjes – ai e nxori nga tribunat për ta dërguar te mjeku, pas ndeshjes i bëri një dhuratë

Mbappe e goditi me top në fytyrë një vajzë para ndeshjes – ai e nxori nga tribunat për ta dërguar te mjeku, pas ndeshjes i bëri një dhuratë

Ligue 1
Kalo në kategori