LAJMI I FUNDIT:

Taleski: Nuk ndjehem fajtor

Taleski: Nuk ndjehem fajtor

Pas seancës publikenë Gjykatën e Apelit, kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor dhe se nuk ka kryer asnjë vepër penale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se nuk është korrekte që në bazë të një telefonate, ku flasin dy persona, të bëhen konstrukcione të këtilla, duke shtuar se çështja është e imponuar.


Taleski ka konfirmuar se gjatë qëndrimit në burgun shtëpiak, ka nënshkruar dokumente zyrtare. Megjithatë, PSP-ja ka kërkuar që të hidhet poshtë ankesa e Taleskit.

Ndryshe, kryetari i Manastirit është i dyshuari kryesor në lëndën ”Transportuesi”, që ka të bëjë me dëmtim të buxhetit të shtetit. Paraburgimi i tij mbaron më 20 gusht./Telegrafi/