LAJMI I FUNDIT:

Takimi me Putinin, përgatitjet fillojnë menjëherë – vetura e Kim Jong Un shihet rrugëve të Rusisë! (Video)

Takimi me Putinin, përgatitjet fillojnë menjëherë – vetura e Kim Jong Un shihet rrugëve të Rusisë! (Video)

Të hënën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të takohen në fund të prillit.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një televizioni i Koresë së Jugut ka publikuar një video që supozohet se tregon një autokolonë të delegacionit të Koresë së Veriut, i cili mbërriti në Vladivostok të Rusisë përpara vizitës së udhëheqësit të Koresë së Veriut në Rusi.


Siç thuhet tutje, videoja përmban një model të zi Maybach Mercedes-Benz S-class.

Ndryshe, bëhet e ditur se modele të ngjashme të makinave ishin në karvanin e liderit të Koresë së Veriut gjatë takimit të tij me Donald Trump në Hanoi.

Më 23 prill, dy avionë nga Koreja e Veriut u ulën në aeroportin e Vladivostok.

Media e Koresë së Jugut njoftoi se shërbimi i sigurisë i Kim dyshohet se ishte në bordin e aeroplanëve dhe arriti në Rusi për t’u përgatitur për një takim midis Kim dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Takimi pritet të zhvillohet në një universitet Federal në Vladivostok, sipas raporteve të medias. Vendndodhja thuhet se është zgjedhur nga Koreja e Veriut për shkak të shqetësimeve të sigurisë. /Telegrafi/