LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan del nga Kuvendi, përfundon takimin me Haradinajn e Veselin (Foto)

Ambasadori amerikan del nga Kuvendi, përfundon takimin me Haradinajn e Veselin (Foto)

(E plotësuar) Ambasadori amerikan, Philipp Kossnet është parë duke dalur nga objekti i Kuvendit të Kosovës, ku kishte shkuar për takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Jozyrtarisht është raportuar se në takim, temë kryesore do të jetë mundësia për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, raporton Telegrafi.

————————————————————————–

Takimi për taksën, ambasadori amerikan mbërrin në Kuvendin e Kosovës (Foto)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku do të takohet me të parin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Siç edhe është raportuar, temë kryesore e takimit do të jetë edhe taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Pos SHBA-ve, heqjen e taksës e kanë kërkuar edhe dy vendet e fuqishme evropiane, Gjermania dhe Franca.

Dy ambasadorët e këtyre dy shteteve në Beograd kanë thënë se taksa duhet të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndryshe, burime nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë për Telegrafin se kryetari i partisë, Kadri Veseli nuk pritet të lëvizë nga qëndrimi për heqjen e taksës, pa lëvizur edhe Serbia.

Ndërsa Haradinaj kur është pyetur dje në lidhje me mundësinë e heqjes së taksës, ka thënë se “bora do të shkrihet dikur”.

Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova nuk duhet ta rrezikojë partneritetin me Amerikën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori