LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Kurtit me Hykollin, SPAK: Mbështetja e dhënë për Ligjin për pagat dhe Zyrtarët Publikë qëndrim personal, jo i BSPK-së

Takimi i Kurtit me Hykollin, SPAK: Mbështetja e dhënë për Ligjin për pagat dhe Zyrtarët Publikë qëndrim personal, jo i BSPK-së

Pas raportimit nga mediat për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryetarin e BSPK, Atdhe Hykolli dhe mbështetjes se dhënë nga ky i fundit për miratimin e dy ligjeve, Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe Ligjit të Pagave, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka thënë se  distancohet fuqishëm nga ky qëndrim.

Sipas një reagimi për media nga SPAK, thuhet se këtë qëndrim SPAK-u e konsideron si personal të tij dhe assesi qëndrim i BSPK-së.

“Pas raportimit nga mediat për takimin e kryeministri të Kosovës, Kurti me kryetarin e BSPK-së, Hykolli dhe mbështetjes së dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve, atij për Zyrtarë Publikë dhe Ligjit të Pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i Hykollit duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tij dhe assesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar të diskutoj për këtë temë”, thuhet në reagim.


Po ashtu sipas reagimit bëhet e ditur se këto dy ligje, me theks të veçantë ai i zyrtarëve publikë nuk e kanë kundërshtuar vetëm sindikatat por i njëjti është kundërshtuar edhe nga sektori publik si dhe organizatat ndërkombëtare.

“Sa për dijeninë tuaj këto dy ligje e me theks të veçantë atë të zyrtarëve publik nuk e kanë kundërshtuar vetëm sindikatat, por të njëjtit u kundërshtuan ashpër edhe nga sektori i drejtësisë, organizatat ndërkombëtare që e suportojnë Republikën e Kosovës në fushën e legjislacionit por gjatë ditës edhe vet misioni i BE-së”, thuhet në reagim.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të premten në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, i cili sipas njoftimit të Qeverisë kishte thënë se BSPK mirëpriti votimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik, ndërsa u vlerësua edhe ndikimi pozitiv i Pakos për përballje me inflacionin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Siguri
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Lajme
Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Drejtësi
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Lajme
Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Lajme
Kalo në kategori