LAJMI I FUNDIT:

Takimi i delegacioneve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë stabilizon tregjet e botërore, bie çmimi i naftës

Takimi i delegacioneve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë stabilizon tregjet e botërore, bie çmimi i naftës

Raundi i ri i bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, i ndërmjetësuar nga Turqia, që ka nisur në Stamboll ka bërë që stabilizohen tregjet botërore.

Aktualisht një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 106 dollarë një rënie prej 6 dollarësh vetëm brenda një dite.


Kurse nafta e papërpunuar WTI po tregtohet në nivelin e 100 dollarëve.

Derisa ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka njoftuar se Moska do ta redukton aktivitetin ushtarak rreth kryeqytetit ukrainas dhe Chernihiv, ka bërë që tregjet të rikthehen në stabilitet.

Para bisedimeve, kryetarët e delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, David Arakhamia dhe Vladimir Medinsky, zhvilluan një takim kokë më kokë. Në bisedime po merr pjesë edhe miliarderi rus Roman Abramovich.

Detajet e para nga takimi i delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi – paraprakisht dy kryetarët e tyre zhvilluan një takim kokë më kokë
Lexo po ashtu Detajet e para nga takimi i delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi – paraprakisht dy kryetarët e tyre zhvilluan një takim kokë më kokë

Ndryshe, agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës ka hasur në zemërim ndërkombëtar, me BE, SHBA dhe Britani të Madhe, ndër të tjera, duke zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Të paktën 1,151 civilë janë vrarë në Ukrainë dhe 1,824 janë plagosur, sipas vlerësimeve të OKB-së, e cila paralajmëroi se shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.

Veç kësaj, më shumë se 3.87 milionë ukrainas kanë ikur gjithashtu në disa vende evropiane, me miliona të tjerë të zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët. /Telegrafi/