LAJMI I FUNDIT:

Detajet e para nga takimi i delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi – paraprakisht dy kryetarët e tyre zhvilluan një takim kokë më kokë

Detajet e para nga takimi i delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi – paraprakisht dy kryetarët e tyre zhvilluan një takim kokë më kokë

Një raund i ri i bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, i ndërmjetësuar nga Turqia, ka nisur të martën në Stamboll.

Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, bisedimet dyditore të paqes po zhvillohen në zyrën presidenciale në Dolmabahçe.


Seanca e parë për ditën filloi në orën 10:30 me orën lokale ndërsa negociatorët rusë dhe ukrainas mbërritën në Stamboll të hënën.

Bisedimet duhet të japin rezultate – thotë Erdogan, ndërsa pret delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë në Turqi
Lexo po ashtu Bisedimet duhet të japin rezultate – thotë Erdogan, ndërsa pret delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë në Turqi

Përpara bisedimeve, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa agresioni ka hyrë në muajin e dytë.

“Ne besojmë se një paqe e drejtë nuk do të ketë humbës dhe një konflikt i zgjatur nuk është në interesin e askujt”, u tha Erdogan negociatorëve rusë dhe ukrainas.

Më herët, presidenti turk tha se bisedimet telefonike me homologët e tij ukrainas dhe rusë po vazhdojnë në një “drejtim të favorshëm”.

Para bisedimeve, kryetarët e delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, David Arakhamia dhe Vladimir Medinsky, zhvilluan një takim kokë më kokë.

“Delegacionet po punojnë paralelisht në të gjithë spektrin e çështjeve të diskutueshme”, shkroi në Twitter Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas dhe kryenegociatori i Kievit në bisedimet e paqes me Rusinë, duke shpërndarë një foto nga takimi.

Në bisedime po merr pjesë edhe miliarderi rus Roman Abramovich, përcjell Telegrafi.

Abramovich zhvilloi bisedime në Moskë dhe Lviv në fillim të këtij muaji në një përpjekje për të ndërmjetësuar midis dy vendeve.

Sipas mediave amerikane, oligarku rus u mbajt jashtë listës së sanksioneve të Uashingtonit për shkak të përpjekjeve të tij si ndërmjetës.

Mundësia për përparim duket e vogël – por çfarë thanë Ukraina dhe Rusia për bisedimet e sotme në Turqi?
Lexo po ashtu Mundësia për përparim duket e vogël – por çfarë thanë Ukraina dhe Rusia për bisedimet e sotme në Turqi?

Më herët, Wall Street Journal pretendoi se Abramovich, së bashku me negociatorët ukrainas, pësuan helmim të dyshuar, ndërsa pala ukrainase mohoi pretendimet, duke thënë se negociatorët po punonin normalisht.

Disa raunde bisedimesh midis Rusisë dhe Ukrainës janë mbajtur në Bjellorusi deri më tani, duke përfshirë një video-konferencë më 14 mars, por pa ndonjë rezultat konkret.

Turqia më 10 mars bëri pritjen e ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas në qytetin jugor të Antalias, takimi i nivelit më të lartë të të dy palëve që nga fillimi i agresionit më 24 shkurt.

Edhe pse palët nuk arritën një marrëveshje për një armëpushim, ata ranë dakord të vazhdonin negociatat mbi konfliktin.

Ministri i Jashtëm ukrainas këshillon negociatorët që të mos 'hanë e pinë' gjatë takimit me homologët rusë
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm ukrainas këshillon negociatorët që të mos 'hanë e pinë' gjatë takimit me homologët rusë

Ndryshe, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka hasur në zemërim ndërkombëtar, me BE, SHBA dhe Britani të Madhe, ndër të tjera, duke zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Të paktën 1,151 civilë janë vrarë në Ukrainë dhe 1,824 janë plagosur, sipas vlerësimeve të OKB-së, e cila paralajmëroi se shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.

Veç kësaj, më shumë se 3.87 milionë ukrainas kanë ikur gjithashtu në disa vende evropiane, me miliona të tjerë të zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori