LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Vuçiq të shkëpusë traditën e regjimit serb të mbulimit të krimeve

Tahiri: Vuçiq të shkëpusë traditën e regjimit serb të mbulimit të krimeve

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një deklarate për media, ka reaguar ndaj deklaratës politike të Presidentit Vuçiq, rreth hetimeve për rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Në reagimin e tij, Tahiri ka bërë të ditur se institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara me angazhim të pa kompromis deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.


Deklarata e plotë e Tahiri:

Është për keqardhje që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka marrë rolin e gjykatësit, prokurorit, hetuesit dhe secilin rol tjetër që atij i nevojitet, në përpjekje e sipër për ta fshehur të vërtetën, kurdo që ajo afrohet të dalë në pah.

Abuzimi kaq i madh me pushtetin e tij arbitrar mbi mediat, mbi prokurorinë, gjyqësorin dhe policinë e Serbisë në tendencën për të fshehur gjurmët e krimit në rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, z. Ivanoviq, është dëshmi e panikut që e ka kapluar mbi potencialin që ka e vërteta faktike.

Republika e Kosovës ka qenë e hapur për bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit të Serbisë për çështjen në fjalë dhe ky bashkëpunim është ndërprerë sapo janë theksuar qartë pistat e dyshimit të bazuar mbi autorin/autorët e këtij krimi që i mori jetën shtetasit tonë, z. Ivanoviq.

Deklarimi i fundit i Vuçiqit në media rreth kësaj çështje, është deklarim tërësisht politik, mbi një fushë për të cilën ai nuk e ka asnjë kompetencë. Të vetmet janë organet e zbatimit të ligjit ato që hetojnë dhe nxjerrin përfundime mbi pistat e dyshuara, mbi bazën e provave që janë nxjerrë rreth këtij rasti. Dhe një adresë e tillë tashmë ekziston.
Dëshiroj t’i siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës pa përjashtim, se institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë të përkushtuara në mënyrë të pa kompromis deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

I bëj thirrje presidentit Vuçiq që të shkëpusë traditën e regjimit serb të mbulimit të krimeve, sepse e drejta dhe drejtësia janë të vërteta në natyrën e tyre dhe të njëjtat tejkalojnë secilin regjim, sot apo në të ardhmen.

Ndërsa mediat e afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë raportuar se ai ka përmendur, Florim Ejupin si vrasës të Oliver Ivanoviqit.

Avokati Halimi flet për akuzat ndaj ish-klientit të tij për vrasjen e Ivanoviqit: Akuzat ndaj Ejupit janë “çorbë” e Beogradit
Lexo po ashtu Avokati Halimi flet për akuzat ndaj ish-klientit të tij për vrasjen e Ivanoviqit: Akuzat ndaj Ejupit janë “çorbë” e Beogradit

Avokati Mahmut Halimi në një prononcim për Telegrafin këto akuza të rënda për ish-klientin e tij, i ka quajtur trillim dhe çorbë të Beogradit, që siç tha ai, nuk po mund të dalë kurrsesi nga përgjegjësia për vrasjen e Ivanoviqit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori