LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Do të ulim barrën administrative për të rritur punësimin dhe investimet

Tahiri: Do të ulim barrën administrative për të rritur punësimin dhe investimet

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka biseduar sot me drejtorin e Zyrës së GIZ-it, David Oberhuber, shefen e Zyrës për Bashkëpunim për Zhvillim nga ambasada gjermane, Anja Becky dhe udhëheqësin e ekipit të projektit të Qeverisjes Financiare, Kadri Sternberg.

Në këtë rast, është biseduar për programin për zvogëlimin e barrës administrative dhe legjislacionet të tjera me qëllim që të kontribuoj në zhvillimin e një kornizë adekuate të politikave, ku do të ndikoj direkt në rritje ekonomike dhe do të krijoj mundësi për rritjen e investimeve.


Tahiri në këtë takim vuri theksin se këto barriera janë si zinxhirë që e mbajnë ekonominë tonë poshtë.

“Ne duhet t’ju japim bizneseve tona shanse të rriten në mënyrë që ata të investojnë dhe të punësojnë sa më shumë njerëz. Kësisoj ulja e barrës administrative me 30 për qind do të na japë rritje ekonomike midis 1.6 për qind dhe 3.6 për qind të PBB-së”, tha Tahiri.

Po ashtu, ai tha se ne duhet thyer zinxhirët, në mënyrë që të zhbllokojmë këtë rritje, duke eliminuar të gjitha procedurat e panevojshme, thjeshtuar ato që i duhen shoqërisë sonë dhe investuar në shërbime dixhitale.

Në frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik, u pajtuan të përqendrojnë përpjekjet në Ligjin për Qeverinë, Ligjin për Pagat dhe planifikimin e politikave qendrore dhe lokale. /Telegrafi/