LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Taksa e ka ndalur një të keqe të madhe që po i vinte Kosovës

Tahiri: Taksa e ka ndalur një të keqe të madhe që po i vinte Kosovës

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka thënë se mjafton të shihen deklaratat e zyrtarëve serb për të kuptuar dëmin që i është bërë Serbisë me taksë.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK e ka dëshmuar se nuk do të lejojë që Kosova të nënshtrohet ndaj Serbisë.


“Ne kemi bërë reciprocitet politik prej 18 muajsh. Së pari i kemi treguar Serbisë se në temën e dialogut jemi bashkë dhe nuk iu nënshtrohemi. Iu kemi treguar se nëse ju keni ushtri edhe ne bëjmë ushtrinë tonë. Edhe për Trepçën kemi miratuar ligjin në parlament duke treguar se nuk e negociojmë”.

Zyrtari i AAK-së ka thënë se taksa 100% ka qenë vendimi më i vështirë që mund të merr një qeveri por sipas tij ka qenë vendimi më i matur.

Tahiri thotë se taksa ka pasur efekte politike por edhe ekonomike në favor të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se nuk mund të ketë reciprocitet tregtarë me Serbinë pasi sipas tij dy vendet nuk janë të barabarta në raportet eksport/import./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori