LAJMI I FUNDIT:

Tahiri takon Hasanin, diskutojnë për agjendën legjislative dhe avancimin e reformave në legjislacion

Tahiri takon Hasanin, diskutojnë për agjendën legjislative dhe avancimin e reformave në legjislacion

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se në vazhdën e konsultimit Qeveri – Parlament, sot, ka pritur Nait Hasanin, kryetar i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

Sipas Tahirit, në takim është diskutuar për agjendën legjislative dhe koordinimin në mes Qeverisë dhe Kuvendit në avancimin e reformave në legjislacion.


“Në fokus u trajtua procesi i hartimit të Ligjit për Qeverinë, aspektet kyçe, siç janë, struktura dhe fushat e përgjegjësive. Po ashtu, folëm për zvogëlimin e numrit të ministrive, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të Qeverisë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se janë dakorduar që në procesin e hartimit të Ligjit për Qeverinë të ketë qasje gjithëpërfshirëse dhe arritjen e konsensusit të gjerë politik për këtë Ligj me rëndësi për vendin.

“Njëkohësisht, u pajtuam që të zgjerojmë konsultimin me akterët të tjerë të shoqërisë civile dhe ekspertëve në mënyrë që të kemi transparencë të plotë përgjatë proceseve legjislative”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/