LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Osmani do të duhej të deklarohej për raportet me SHBA-në, por s’po guxon nga Kurti

Tahiri: Osmani do të duhej të deklarohej për raportet me SHBA-në, por s’po guxon nga Kurti

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar qëndrimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, karshi situatës së përgjithshme në Kosovë.

Tahiri tha se është pritur që presidentja të ketë një qartësi sa i përket raporteve me amerikanët, por që këtë veprim nuk e ka bërë akoma, pasi që sipas saj, nuk po guxon të flas nga kryeministri Albin Kurti.


Ajo tha se presidentja Osmani ka një problem, pasi që është bërë presidente me votat e Kurtit.

“Osmani, fatkeqësisht është pritur të ketë një qartësi në raportet me amerikanët, pra të jetë partner. Është pritur, sepse ka një shkollim. Mirëpo problemi i saj është që është bërë presidente me votat e Kurtit, sepse ajo nuk kishte vota, kishte parti të vogël. Meqenëse ka ardhur me votat e Kurtit, e ka bërë shef apo komisar politik e s’po guxon me fol, e ka mbyll gojën”, tha ajo në tëvë1.

Tutje, ish-kryenegociatorja tha se fatkeqësisht presidentja e vendit ka dështuar komplet në misionin që t’i mbrojë interesat shtetërore.

“A nuk është dashur që ajo sot me dalë si presidente kur e sheh që ambasadori amerikan live po flet për prishje të partneritet, kryeministri flet të kundërtën. E pakta është që presidenti i vendit të çohet me thënë qëndrimin. Kushtetuta thotë që presidenti t’i mbrojë interesat kombëtare shtetërore, ajo ka dështuar komplet fatkeqësisht”, deklaroi Tahiri.

Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është antiamerikan.

Ajo këtë e ka thënë duke komentuar çarjen e raporteve mes të Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

“Kurti ka qenë antiamerikan që kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje. Po, Kurti është antiamerikan. Ka arrit që edhe militantët e tij t’i bëjë antiamerikanë”, tha Tahiri në tëvë 1.

Deklaratat e Kurtit se SHBA është aleate e Kosovës, ajo i ka quajtur populiste.

Tahiri ka thënë se politikat e Kurit janë fëmijërore.

“Nëse dëshiron të mbrosh sovranitetin me institucionet e tua, kur rrezikohet vendi, siç ndodhi me sulmin në Banjskë, mos kërko ndihmë nga SHBA-ja. Politikat e Kurtit janë fëmijërore dhe ardhja e tij në krye të shtetit të Kosovës është fatkeqësi”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori