LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Opozita ka shprehur gatishmëri ta nënshkruajë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Tahiri: Opozita ka shprehur gatishmëri ta nënshkruajë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar të enjten se partitë e tjera opozitare kanë shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar mocionin e iniciuar nga AAK-ja për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në një konferencë për media, ai është shprehur i bindur që shumica parlamentare pa Listën Serbe, është e gatshme që “t’ia jep verdiktin e merituar kësaj Qeverie”.


Sipas tij, kjo është mënyra e vetme demokratike për rrëzimin e Qeverisë e cila sipas tij, e ka varfëruar Kosovën.

Opozita pa vota, por me vullnet për rrëzimin e Qeverisë Kurti
Lexo po ashtu Opozita pa vota, por me vullnet për rrëzimin e Qeverisë Kurti

“Ne kemi ngrit një mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti sepse ne mendojmë që mënyra e vetme demokratike është kjo. Na kemi qenë shumë të qartë që nga fillimi. Sa i përket masave të Qeverisë, ne masat i bëjmë në Kuvend. Platformën e debatimit publik e të adresimit të temave, ne e shohim këtu ku e kemi mandatin. Në aspektin e bojkotimit kemi marrë një vendim i cili do të reflektojë në komisione, në Kryesi dhe në seancë por ne e shohim rrugën tjetër.

Partitë opozitare se kam biseduar me shefat e grupeve parlamentare, kanë shprehur gatishmëri që t’i vendosin nënshkrimet dhe ta sjellim një vendim në Kuvend. Jam i bindur që një shumicë shqiptare dhe pakicat pa Listën Serbe, është e gatshme që t’ia jep verdiktin e merituar kësaj qeverie e cila e varfëroi skajshmërisht Kosovën në rrafshin e brendshëm”, është shprehur mes tjerash Tahiri.

AAK-ja para një muaji ka iniciuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti si përgjigje për veprimet e saj për veriun e vendit, pas ngjarjeve të ndodhura së fundmi në atë pjesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori