LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nesër protestojmë për rrugët në fshatin Tërrn

Tahiri: Nesër protestojmë për rrugët në fshatin Tërrn

Deputeti i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Labinot Tahiri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për protestën e paralajmëruar në fshatin Tërrn, në Ferizaj.

Sipas tij, tash e shtatë vite asnjë qeverisje nuk ka ndërmarr asgjë për rregullimin e rrugëve të cilat janë në gjendje të tmerrshme.


Tahiri tha se protesta do të mbahet të shtunën nga orën 11:00, e cila protestë sipas tij mund të mbahet në autostradën “Arbër Xhaferri”, në Ferizaj.

“Nesër në orën 11:00 rruga Babush-Ferizaj, do të bllokohet është në pyetje fshati Tërrn dhe disa fshatra tjerë, ku është premtuar tash e shtatë vite që do të shtrohet me asfalt, e tash e 32 vite ajo rrugë nuk është ndrequr kurrë dhe qeveritë e kaluara dhe kjo tash kanë premtuar dhe nuk e kanë kryer. Mund të ndodh që do të dalim në magjistralen ‘Arbër Xhaferi’ ”, ka thënë Tahiri.

Ai theksoi se nuk e kupton pse vetëm në këtë pjesë paraqiten probleme për rregullimin e rrugëve, e jo në ndonjë vend tjetër të Kosovës.

“Nuk e di pse problemi me kompanitë nuk po ndodh dhe në vendet tjera, por vetëm në Ferizaj. Fajin ia kanë lënë OSHP-së, komunës por të ne mbetët faji jetim. Nuk është protestë personale e imja, por këtë e kanë kërkuar banorët. Kemi qenë bashkë me Lekaj dhe i kemi premtuar bashkë dhe ajo punë duhet të kryhet, me këta burra kamë qenë në atë kohë kur është formuar qeveria e nuk e di pse duhet të dalin kundër meje”, tha ndër të tjera, deputeti Labinot Tahiri. /Telegrafi/