LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Fuqia e grupeve kriminale në politikë e biznes dobësohet vetëm me konfiskimin e pasurisë

Tahiri: Fuqia e grupeve kriminale në politikë e biznes dobësohet vetëm me konfiskimin e pasurisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me shefen e Zyrës së BE-së/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë,  Nataliya Apostolova dhe Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, kanë hapur sot punëtorinë për Ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, mbështetur nga projektit i BE-së: “Mbështetje e vazhduar institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

Punëtoria, e cila është pjesë e Agjendës “Drejtësia 2020”, sipas ministrit Tahiri, iu mundëson organeve ligj-zbatuese kuptimin sa më të mirë të normave ligjore që atyre iu janë vënë në dispozicion për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.


Ministri Tahiri ka theksuar se konfiskimi i pasurisë së fituar me vepër penale ka qenë një ndër pikat më të dobëta të institucioneve, e kritikuar edhe në tri Raporte për Vendin të Komisionit Evropian, andaj dhe është punuar së bashku me BE-në në përmirësimin e legjislacionit dhe mekanizmave të nevojshëm për adresimin e kësaj çështje.

“Tashmë Republika e Kosovës ka arrit të ketë një bazë ligjore, e cila hetuesve dhe prokurorëve tanë ju jep mundësi dhe instrumente shtesë, që do ta nxjerrin shtetin tonë më mirë në ranglistën e shteteve që kanë pasur sukses në konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale. Padyshim, mbi të gjitha si qytetar i këtij vendi, presim që viti 2019 të jetë vit që do të jap rezultate shumë më të fuqishme sesa vitet më parë” ka thënë ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka potencuar se në kuadër të Agjendës “Drejtësia 2020”, do të mbikëqyret zbatimi i këtij ligji, meqë rritja e numrit të gjyqtarëve, prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe e hetuesve, e bënë më efikase luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Mendoj që mënyra më e mirë për të dobësuar fuqinë e grupeve kriminale, qofshin në politikë apo në biznes, kudo që janë, është nëse ne arrijmë të konfiskojmë pasurinë e tyre. Jam i bindur se këto grupe do të dobësohen dhe shteti do të dal triumfues karshi tyre” ka theksuar ministri Tahiri.

Në ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara është shtuar numri i veprave penale për të cilat vlen konfiskimi, është zgjeruar konfiskimi jo vetëm për të pandehurin por edhe për palët e treta nëse nuk janë blerës bona fide të asaj pasurie, si dhe është bërë sistem proporcional në dëshminë e barrës së provës. Sipas ligjit të ri, prokurori duhet të dëshmojë se pasuria e listuar për verifikim është pasuri e të pandehurit, ndërsa i pandehuri duhet të dëshmojë se atë pasuri e ka përfituar me burime të ligjshme, për të cilat duhet të ofrojë prova, në të kundërtën, ajo konfiskohet nga Gjykata, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori