LAJMI I FUNDIT:

Tahiri e demanton Rakiqin: Ky është plani për revitalizimin e Urës (Foto-Dokument)

Tahiri e demanton Rakiqin: Ky është plani për revitalizimin e Urës (Foto-Dokument)

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, sot gjatë ditës dy herë e ka demantuar Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Rakiq ka thënë se dje ka pasur takim për çështjen e murit me Qeverinë dhe me Bashkimin Evropian, ku ka dalë një plan i ri për revitalizimin e urës.


Por, që të dyja këto pohime janë hedhur poshtë nga ministrja Tahiri.

“Në emër të ministres Tahiri ju njoftojmë se nuk ka një plan të ri. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është që të zbatohet komplet marrëveshja e Brukselit për revitalizim, pa mure dhe pa vonesa”, thuhet në reagimin e zyrës së Tahirit.

Po ashtu, këshilltari i Tahirit, Gazmir Rraci, ka treguar edhe Planin për Revitalizimin e urës, duke thënë se ky është plani i vetëm.

Autoritetet e vendit kanë akuzuar Beogradin dhe strukturat e Veriut për ndërtimin e murit, ndërkohë që kanë siguruar qytetarët se ky mur nuk do të ekzistojë. /Express/