LAJMI I FUNDIT:

Taekuandisti nga Rahoveci korr sukses të mëdha në Zvicër

Taekuandisti nga Rahoveci korr sukses të mëdha në Zvicër

Taekuandisti nga Rahoveci, Bashkim Krasniqi, është duke kaluar një karrierë tejet të suksesshme në këtë sport në shtetin e Zvicrës.

Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, fillimisht ka folur rreth fillimit të karrierës së tij, duke i shpalosur edhe sukseset që i ka arritur që nga vitit 1995, kur edhe ka filluar të merret me sportin e Taekuando.


Përveç sukseseve në rrafshin ndërkombëtar, ai ka rezultuar i suksesshëm edhe në rrafshin kombëtar ku në vitin 2009, është shpallur Kampion në Kosovë dhe Shqipëri.

“Kam filluar Taekuando në vitin 1995, jam kampion kombëtar dhe mbarëkombëtar prej vitit 1997, domethënë kam marrë pjesë në disa gara kombëtare dhe mbarëkombëtare. Në Zvicër kam qenë edhe kundërshtari më i mirë në të gjitha kategoritë dhe në 2009 kam qenë në Kosovë, jam shpall kampion ndërkombëtar dhe prej vitit 2010 kam filluar bashkëpunimin me Federatën e Taekuandos të Kosovës. Zakonisht vijmë me shkollën time që kam hapur nga viti 2011, të marrim pjesë në kampionatin e Kosovës për Taekuandos dhe kemi mjaft sukses”, tha Krasniqi.

Përpos sukseseve në karrierën e tij personale, tanimë Krasniqi ka hapur edhe një shkollë të Teakuandos, ku me punën, përkushtimin dhe angazhimin e tij, nxënësit e kësaj shkolle kanë arritur suksese të njëpasnjëshme, duke marrë kështu dy medalje botërore dhe gjashtë medalje evropiane.

“I kemi 50 nxënëse, 15 garues që marrin pjesë në kampionatin kombëtar dhe ndërkombëtar. Kemi 6 tituj evropian dhe dy botëror. Kemi marrë pjesë në disa shtete deri në Afrikë e Izrael, domethënë edhe në Evropë në shumë shtete… I kemi 50% afërsisht shqiptarë, 50 % zviceranë dhe të tjerë… Më shumë i kemi shqiptarë. Jemi krejt shqiptarë të Kosovës, shqiptarë të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, jemi bashkë”, deklaroi ai.

Krasniqi në fund dha një mesazh për të gjithë rininë e qytetit edhe nga vet ai vjen, Rahovecit të cilëve iu këshillojë që sa më shumë të merren me sport.

“Rinia e Rahovecit duhet të merren sa më shumë me sport, pavarësisht se këtu nuk ka shkolla të Taekuandos në Komunën e Rahovecit, por ka shumë sporte tjera dhe kemi shumë fat që kemi një kryetar që na mbështet si sportistë dhe na shton kulturën e rinisë”, përfundoi Krasniqi.

Kujtojmë që Krasniqi ditë më parë është pritur në zyrën e tij nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ku edhe është nderuar me mirënjohje për sukseset e arritura në Zvicër.

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori