LAJMI I FUNDIT:

“Ta mbajmë apo jo”, Fifi zbulon se çfarë i tha Adisi kur mësoi për shtatzëninë

“Ta mbajmë apo jo”, Fifi zbulon se çfarë i tha Adisi kur mësoi për shtatzëninë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Më prit në fundjavë” në Radio Televizionin Shqiptar.

Ajo ka folur rreth më të rejave në jetën e saj prodionale dhe atë personale, ku mes tjerash ka folur edhe për ndjenjën e mëmësisë.


“Kam jetuar kot deri më 25 Prill. Unë tani jam mami Fifi”, është shprehur këngëtarja me origjinë nga Ferizaj.

Tutje, ajo ka folur edhe për momentin e parë kur ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, e morën lajmin e shtatzënisë.

“Ishte një shtatëzani rastësore, kisha bërë dy teste shtatëzanie dhe i shkoj në dhomë dhe i them Adis shiko çfarë kam…më thoshte: ‘Ta mbajmë apo jo? Mos të prish karrierën?’ I thashë: Lale Unë nuk e ndërpres, do ta mbajmë dhe jemi shumë të lumtur për këtë vendim. Kur kam lindur e kam kuptuar çfarë do të thotë të jesh nënë. I bëj thirrje të gjitha nënave të bëjnë lindje natyrale, është emocioni më I bukur. Unë doja ta shihja ta ndjeja në sekondën e parë dhe s’doja ta humbja”, shtoi tutje Fifi.

Filloreta Raçi – Fifi (Foto: Fifi/Instagram)

Ndërkohë, e pyetur për ceremoninë e martesë, këngëtarja e hitit “Psikopatja jote” tha se në të ardhmen, patjetër që e sheh veten në një dasmë të madhe.

“Unë mbeta në Amerikë se kisha koncert. S’më lanë të kthehesha për shkak të shëndetit. Nuk jemi celebruar akoma, dasmën e dua tradicionale me tupana dhe të më marrim me kerr ose kal”, tha Fifi.

Fifi përndryshe ka qenë mjaft aktive në muzikë edhe gjatë shtatzënisë dhe edhe pas lindjes së djalit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori