LAJMI I FUNDIT:

“Do ta kthej karrigen e “The Voice” vetëm nëse ndonjë zë më emocionon!”

“Do ta kthej karrigen e “The Voice” vetëm nëse ndonjë zë më emocionon!”

E cilësuar si një prej zërave më të mirë shqiptarë, Rona Nishliu ka folur për herë të parë si trajnere e “The Voice of Albania”.

Në një intervistë për “Wake Up” në “Top Channel”, Rona ka thënë se nuk e priste aspak ftesën që iu bë nga produksioni i “The Voice”.


“Ftesa më befasoi, sigurisht që e pranova me kënaqësi. Në shtëpi, madje, u gëzuam të gjithë. Në familjen time ky show është përcjellë vazhdimisht, ndaj kur morëm vesh lajmin, nuk po dinim kush po gëzonte më shumë; unë, mami, babi apo vëllai. Për mua do të jetë një përgjegjësi shumë e madhe. Edhe unë kam dalë nga një spektakël që kishte për qëllim zbulimin e talenteve. Mendoj që me gjithë eksperiencën time do t’i ndihmojë konkurrentët jo vetëm përgjatë garës, por edhe pas saj. Do të jem e gatshme në çdo moment”.

E pyetur se çfarë karakteristikash duhet të ketë sipas saj zëri më i mirë shqiptar, Rona ka thënë se së pari duhet të jetë emocionues.

“Në qoftë se një zë do më emocionojë, atëherë padyshim që do ta kthej karrigen e kuqe duke e shtypur butonin. Zëri mund të jetë i vogël, i madh, i ëmbël apo protestues, kjo ka pak rëndësi përballë më kryesores: duhet të më emocionojë”!

Po nëse dikush do të vijë në “Blind Audition” me këngën “Suus”; a do ta ktheje karrigen? Përballë kësaj pyetjeje, Rona nuk i ka fshehur dot emocionet.

“Më keni vënë në një pozitë të vështirë! Di vetëm t’ju them që do jetë një vështirësi e dyanshme; si për atë që konkurron, ashtu edhe për mua”.
“The Voice” ka zbuluar deri tani dy nga trajnerët e këtij sezoni. Alban Skënderajt dhe Rona Nishliut pritet t’i bashkohen edhe dy trajnerë të tjerë, që së bashku, do të përzgjedhin zërin më të mirë shqiptar.

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Me mbi 105 milionë euro pasuri - Dua Lipa është në listën e të famshmëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar të moshës nën 40 vjeç

Me mbi 105 milionë euro pasuri - Dua Lipa është në listën e të famshmëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar të moshës nën 40 vjeç

Magazina
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Hailey Bieber del për herë të parë pas lajmit të shtatzënisë, shfaq barkun e saj në rritje

Hailey Bieber del për herë të parë pas lajmit të shtatzënisë, shfaq barkun e saj në rritje

Magazina
Meghan Markle thuhet se është në panik, ngase një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë

Meghan Markle thuhet se është në panik, ngase një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë

Magazina
Kalo në kategori