Hiti i NRG Band në bashkëpunim me Ghetto Geasy, “Ta du majmunin”, ka kaluar shifrën jubilare të një milionë klikimeve në YouTube.

Kënga u lansua të dielën e kaluar dhe për më pak se një javë ka pasur shifër shtatëshifrore të shikimeve.


Gheto ka postuar një status në Instagram, ku ka falënderuar të gjithë fansat…

Videoklipi, ku shfaqen dy vajza duke bërë kërcime seksi në shtyllë, është realizuar nga Max Production, kënga është punuar nga Getoar Selimi në tekst dhe melodi e në instrumental të Irkend Hykës. /Telegrafi/