“Ta Du Majmunin”, hit për një ditë – i afrohet gjysmë milionit (Video/Foto)

Tashmë kënga më e përfolur e momentit, “Ta Du Majmunin” në interpertim të NRG Band dhe Getoar Selimit është shndërruar në një hit.
Siç është pritur kënga e realizuar nga Getoar Selimi dhe Irkenc Hyka në interpretim të NRG Band dhe liderit të Babastars u bë një hit, dhe atë për një ditë.
I shumëpërfolur për fabulën që ngërthen, ky projekt është dëgjuar qindra mijëra herë tashmë nga adhuruesit e hip hopit dhe muzikës në përgjithësi.
Telegrafi mëson nga burimet e afërta me artistët se tashmë janë mbi 400 mijë klikime të regjistruara në kanalin e NRG Band për këtë projekt, dhe gjithë kjo ende pa u bërë 24 orë.
Në YouTube ende nuk është shfaqur numri real i klikimeve, por kështu duket nga kanali i NRG Band, i cili tregon qartë se kënga është dëgjuar 400 mijë herë pa u bërë 24 orë.
Videoklipi është punuar nga Max Production, dhe projekti riktheu NRG Band pas suksesit të madh me “As 1 si ti”, teksa Getoar Selimi erdhi pas repturës spektakolare në projektin “High 3”. /Telegrafi/




















































