LAJMI I FUNDIT:

Szunyog: Përveç pandemisë COVID-19, ndërrimi i qeverive ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Kosovës

Szunyog: Përveç pandemisë COVID-19, ndërrimi i qeverive ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Kosovës

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka thënë se kriza e pandemisë COVID-19 e kombinuar me dy ndërrime të qeverive si dhe zvarritje të procesit zgjedhor, ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi.

Szunyog në një intervistë për Këshillin e Investitorëve Evropian ka shtuar se, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk kanë mundur të fokusohen në reforma, që përfshijnë edhe zhvillimin ekonomik dhe atë të biznesit.

“Para krizës shëndetësore, Kosova njësoj si ekonomitë tjera të Ballkanit Perëndimor, është përballur me sfida të konsiderueshme, në rrafshin e konkurrencës së dobët dhe nivelit të lartë të papunësisë. Gjithashtu vendi pati mbetur mbrapa në realizimin e disa prioriteteve siç janë agjenda për ekonomi të gjelbër dhe ate digjitale. Kështu që, kriza e COVID-19 e kombinuar me dy ndërrime të qeverive si dhe zvarritje të procesit zgjedhor, ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi. Përveç adresimit të emergjencave të krizës shëndetësore, autoritetet kosovare duhet të shtyjnë përpara reformat strukturore në mënyrë që të trajtojnë dobësitë e tregut dhe të shfrytëzojnë potencialin dhe mundësitë ekonomike për të ec përpara”, tha Szunyog, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se, periudha e pas zgjedhjeve të sjell formimin e Qeverisë në mënyrë që t’i barten përgjegjësitë menjëherë.

“Viti i kaluar ka qenë sfidues, kështu që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk kanë mundur të fokusohen në reforma, që përfshijnë edhe zhvillimin ekonomik dhe atë të biznesit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, paqëndrueshmëria e shumicës parlamentare, dhe ndërrimet e shpeshta të qeverisë përkthehen në progres të limituar në adresimin e çështjeve strukturore në Kosovë, siç mund të jenë, për shembull, gjendja e tregut të punësimit, mungesa e diversifikimit ekonomik, dhe rënia e shpenzimeve kapitale. Për rrugëtimit evropian të Kosovës, ka shumë rëndësi që këto sfida të adresohen, të zbatohen reformat, dhe të ndërtohet ekonomi funksionale dhe konkurruese. Kjo do të mundësonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dhe duhet siguruar që Kosova të përfitoj maksimalisht nga MSA. Duke qenë se data e zgjedhjeve është duke u afruar, ne presim zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente dhe në përputhje me standardet më të mira. Është thelbësore që periudha e pas zgjedhjeve të sjell shpejt institucionet e reja, posaçërisht formimin e Qeverisë në mënyrë që t’i barten përgjegjësitë menjëherë”, theksoi ai.

Shefi i Zyrës së BE-së, Szunyog: Furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX nuk pritet para pjesë së dytë të vitit
Lexo po ashtu Shefi i Zyrës së BE-së, Szunyog: Furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX nuk pritet para pjesë së dytë të vitit

Sipas Szunyog, rënia në të hyrat buxhetore ka shkaktuar paqëndrueshmëri financiare.

“Rënia në të hyrat buxhetore dhe në përgjithësi ngadalësimi ekonomik ka shkaktuar humbje të bilancit ekonomik dhe paqëndrueshmëri financiare. Për shkak të kësaj krize, janë paraqitur sfida në bilance të pagesave, dhe kjo ka kufizuar mundësitë e qeverisë për të siguruar hapësirë fiskale, për t’u ofruar mbështetje bizneseve të ndikuar si dhe për të ofruar mbështetje socio-ekonomike për familjet në nevojë. Përveç mbështetje fiskale e cila është ofruar nga qeveria përmes pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike, e që në zbatimin e tyre ka pasur edhe vonesa. Për të arritur rimëkëmbje ekonomike të qëndrueshme, nevojiten përpjekje thelbësore për rimëkëmbje të bizneseve, marr parasysh rënien ekonomike. Ekziston nevoja për t’u ofruar likuiditet bizneseve të prekura”, thotë Szunyog.

Po ashtu, ai në këtë intervistë ka thënë se furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX nuk pritet të ndodhë para pjesës së dytë të vitit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Mos lini asgjë në dorë të fatit! Melodia Px ju bën gati për pushimet tuaja verore të ëndrrave!

Mos lini asgjë në dorë të fatit! Melodia Px ju bën gati për pushimet tuaja verore të ëndrrave!

Melodia Px
Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!

Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!

Devolli Group
Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Telegrafi Jobs
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Kalo në kategori