LAJMI I FUNDIT:

Sylvinho thotë se i di kapacitetet e Polonisë, por e duan vetëm fitoren

Sylvinho thotë se i di kapacitetet e Polonisë, por e duan vetëm fitoren

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e kësaj të diele në konferencën zyrtare për media, në prag të ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Polonisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, që është planifikuar të nisë në ora 20:45 e që do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë.

Trajneri Silvinho u shpreh se e njeh kundërshtarin, e vlerëson forcën e tij por theksoi se skuadra e tij është gati dhe do të zbresë në fushën e lojës me përqendrimin e duhur, shpirtin e duhur dhe grintën e duhur për të marrë rezultatin pozitiv duke ditur objektivin që kuqezinjtë kanë.


“Jemi gati për ndeshjen me Poloninë. Pas dy muajsh e gjysmë punë, për të njohur të gjithë lojtarët shqiptarë, flasim praktikisht për 70 lojtarë të monitoruar nga stafi, kemi parë 240 ndeshje dhe zgjodhëm 23 për këtë ndeshje të parë kualifikuese. E dimë që është ndeshje e vështirë, por do të luhet, janë 90 minuta për t’u luajtur. Janë të fortë, por jemi të lumtur me punën me të gjithë dhe atmosferën që kemi filluar të krijojmë me ta. Kemi një shans gjithmonë por të gjithë së bashkë është më e lehtë”, ka deklaruar fillimisht selektori i kuqezinjve.

Shpirti i shqiponjës dykrenore në fanellat e reja të Kombëtares Shqiptare
Lexo po ashtu Shpirti i shqiponjës dykrenore në fanellat e reja të Kombëtares Shqiptare

“E kemi vendosur ekipin. Siç e thashë jemi gati të gjithë, jo vetëm 11, por jemi gati të 23 lojtarët që janë me ne. Ajo që duam është punë grupi, atmosferë dhe ambient i mirë dhe Cikalleshi është një prej tyre, i rëndësishëm, i fortë si të tjerët.

E kemi formacionin titullar që do ta shikoni nesër. E rëndësishme për mua, pasi i njoha të gjithë, i stërvita, ishte të përçoja idenë e futbollit që kemi ne që mund të përforcojë të gjithë këta lojtarë. Pastaj të shkojmë në fushë mirë. Kjo është ajo që duam. Është një ndeshje e fortë, por jemi në gjendje ta përballojmë. Gjëja më e bukur që kam mësuar në karrierë janë 90 minutat, aty luhet. Duhet të ecim përpara, protagonistët janë lojtarët.

“Santos është shumë i fortë, e di që ai na ka vëzhguar por dhe ne i kemi parë. Punojmë shumë për një ndeshje. Jam i bindur që nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe në fushë do të jenë më të mirët. Ajo që ndodhi me Poloninë është normale, vjen në këtë grup si favorite por unë nuk nxjerr konkluzione pas asaj që ndodhi me Çekinë. Ne duhet të zbresim në fushën e lojës të përqendrruar, të luajmë fort dhe të realizojmë mirë detyrat tona për të cilat kemi punuar këtë javë”, u shpreh Silvinjo, që më pas u ndal edhe te atmosfera në skuadër”.

Cikalleshi: Polakët janë të fortë, por ne duam rezultat pozitiv
Lexo po ashtu Cikalleshi: Polakët janë të fortë, por ne duam rezultat pozitiv

“Atmosfera është mjaft e mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme në futboll. Kam punuar 6 ditë dhe jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Futbolli është shumë i bukur, por unë nuk kam frikë. Polonia është shumë e fortë dhe vjen si favorite kryesore. Është shumë e rëndësishme që të shkojmë në fushën e lojës dhe të tregojmë diçka ndryshe. Përveç anës tekniko-taktike, duhet të nxjerrim në pah edhe shpirtin kuqezi, pasi edhe një pikë është shumë e rëndësishme në rrugëtimin tonë.

“Nuk kemi asnjë problem, jemi të gjithë gati. Të 23 futbollistët janë gati të zbresin në fushë. Edhe Abrashi që dy ditë më parë shfaqi një gjendje gripale është gati. Kemi lojtarë shumë të fortë si Cikalleshi e Seferi, të cilët më kanë pëlqyer shumë. Kemi Mehmetin, Bajramin, Uzunin dhe të tjerë, që janë gati të “hanë barin në fushë” për të arritur objektivin tonë”, është shprehur më tej Sylvinho.

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Ronald Koeman publikon listën e Holandës për EURO 2024, mbetet jashtë ylli i Serie A

Ronald Koeman publikon listën e Holandës për EURO 2024, mbetet jashtë ylli i Serie A

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kalo në kategori