Stili dhe grafika novatore, kombinuar me simbolet e rëndësishme të historisë e traditës së shqiponjave: Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron kanë zbuluar fanellat e reja (uniforma e parë, e dytë dhe e tretë), që do të shoqërojnë Kombëtaren shqiptare në rrugëtimin e kualifikuesve të Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”. Premiera është programuar të hënën më 27 mars 2023, kur skuadra e drejtuar nga Silvinjo do të përballet me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit E.
Shqiponja dykrenore, që përfaqëson identitetin e një populli, guximin dhe vlerat e tij, është motivi grafik dominues në fanellat e reja të Kombëtares. I fortë dhe i qartë mesazhi në mbështetje të mjedisit: uniformat janë realizuar tërësisht nga “Eco Fabric”, një material i përbërë 100% me plastikë të riciklueshme, duke konfirmuar kështu filozofinë e gjelbër të FSHF-së dhe Macron.
Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi është me ngjyrë të kuqe me një jakë polo të zezë dhe mbyllje me tre kopsa. Skajet e mëngëve dhe një shirit vertikal anash janë gjithashtu me ngjyrë të zezë. Pjesa e pasme e qafës është e personalizuar me logon e FSHF, logon Macron ku shkruhet “Designed in Bologna” për të vërtetuar dhe nxjerrë në pah se si çdo veshje është konceptuar, dizajnuar dhe zhvilluar në selinë qendrore të kompanisë në Bolonjë.
Në pjesën e përparme dhe te supet fanellat karakterizohen nga një grafikë gjeometrike, brenda së cilës bie në sy dizajni i shqiponjës dykrenore. Në anën e djathtë të gjoksit, e stampuar me material silikon logoja e Macron, në të majtë logoja e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në pjesën e pasme të qafës, në kornizën e jashtme, është qëndisur “ALBANIA” në ngjyrë të bardhë.
Në pjesën e poshtme të fanellës ka një shirit të brendshëm të personalizuar me mbishkrimin e përsëritur “Ti Shqipëri, më jep nder”, një fjali e kthyer në moton e Shqipërisë e marrë nga poezia e Naim Frashërit. Uniforma e parë plotësohet nga pantallona të shkurtra të zeza dhe çorape të zeza me një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm.
Fanella e dytë për ndeshjet në transfertë është me ngjyrë të bardhë me jakë polo të zezë me vijë të hollë të kuqe, një kombinim kromatik që e gjejmë në skajet e mëngëve dhe në brezin vertikal në të dyja anët. Paraqitja grafike është identike me fanellën e ndeshjeve në shtëpi me grafikë gjeometrike dhe dizajnin e shqiponjës me dy koka në pjesën e përparme.
Gjithashtu në këtë rast ka shkrimin “Ti Shqipëri, më jep nder” në shiritin e brendshëm në pjesën e poshtme të fanellës dhe shkrimin “ALBANIA” me ngjyrë të zezë në pjesën e pasme të qafës. Pantallonat e shkurtra janë të bardha me një kordon dhe shirita anësore në ngjyrë të zezë, ndërsa çorapet e bardha kanë një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm.
Së fundmi, fanella e tretë është e gjitha e zezë me detaje të kuqe në jakën me formë polo, në skajet e mëngëve dhe në vijën e hollë vertikale të kuqe anësore. Në gjoks logoja e FSHF është me silikon të kuq, ashtu si edhe logoja e Macron. Në pjesën e përparme dhe në mëngët përsëriten grafika gjeometrike dhe në qendër bie në sy dizajni i shqiponjës, simbol i Kombëtares shqiptare. Pantallonat e shkurtra të zeza kanë një vijë të kuqe e të hollë vertikale anash, një vijë të kuqe që e gjejmë në skajin e sipërm të çorapeve gjithmonë të zeza.
Të gjitha fanellat janë të përshtatura në përmasat Slim Fit. Materiali kryesor me të cilën janë të përbëra është Eco-Softlock dhe prania e pjesshme e materialit Eco-Mesh i bëjnë veshjet veçanërisht të lehta dhe me ajrosje perfekte.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit