Kur ka mbetur një ditë nga ndeshja e parë ‘finale’ e muajit nëntor ndaj Moldavisë e vlefshme për kualifikueset Euro 2024, përzgjedhësi Sylvinho dhe kapiteni, Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën për media.
Tekniku brazilian dhe mbrojtësi kuqezi folën për rëndësinë e kësaj sfide, ndërsa vlerësuan maksimalisht edhe ekipin kundërshtar.
Sylvinho u shpreh se skuadra kuqezi do të hyjë në fushë nesër vetëm për të marrë tre pikët, pasi kjo është finalja e parë e këtij muaji dhe një ndeshje mjaft vendimtare për Shqipërinë.
Tekniku i Kombëtares shqiptare nënvizoi se gjendja e ekipit është mjaft e mirë dhe nuk ka asnjë problem, me lojtarët që po punojnë me seriozitetin e duhur për këtë sfidë.
A mund të na favorizojë fakti që Moldavia nesër do të luajë vetëm për fitore? – Në futboll gjithmonë luhet vetëm për fitore, nëse dy skuadra barazojnë do të thotë që asnjë ekip nuk ishte i aftë për të fituar dhe barazimin unë e shoh si pasojë e lojës, jo si një objektiv për skuadrën kur hyn në fushë. Nuk mund të menaxhohet ndeshja në këtë mënyrë duke menduar që na duhet një pikë dhe shkojmë për barazim. Përkundrazi, nesër si ne, po edhe Moldavia do të shkojmë për të marrë tre pikët në këtë sfidë jo për barazim. Sigurisht është një finale për ne dhe karikimi i skuadrës është i duhuri. Moldavia është një ekip shumë i fortë në shtëpi, ka mundur Poloninë, ka barazuar me Çekinë , kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë.
Sa e rrezikshme do të ishte për ne nëse nuk i mbyllim nesër llogaritë e kualifikimit për në Evropian? – Jemi të ndërgjegjshëm që kemi një finale nesër, një ndeshje shumë vendimtare dhe të rëndësishme. Edhe lojtarët e reflektojnë seriozitetin dhe kjo është diçka pozitive. Janë të ndërgjegjshëm për faktin që s’ka mbaruar asgjë akoma sa i përket kualifikimit. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në shtëpi ndaj Çekisë dhe jemi përgatitur për finalen që kemi nesër. Nuk besoj se ka ndryshim sa i përket forcës që kemi treguar në këto ndeshje. Luajmë ndaj Moldavisë, një kundërshtar shumë i fortë, ekip i mirëorganizuar, kanë lojtarë që në aspektin individual janë shumë cilësorë, një skuadër shumë fizike dhe sidomos në fushën e vet janë shumë të vështirë.
Vendi i parë apo inteligjencë taktike? – Luajmë ndaj Moldavisë, një ekip shumë i fortë që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi. Asnjë skuadër nesër nuk do të futet në fushë për barazim, në qoftë se do të ndodhi një barazim do të jetë thjesht pasojë e ndeshjes. Përsa i përket të ardhmes nuk mendoj asgjë, jam i fokusuar vetëm te ndeshja me Moldavinë në këto momente. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim strategjie, do të kemi një kundërshtar shumë fizik, i aftë në lojën në ajër, në goditjet standarte shumë i rrezikshëm. Ne nga ana tjetër jemi një skuadër që nisemi mirë në kundërsulm dhe kemi lojtarë shumë të mirë në fazën ofensive. Në këtë drejtim nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim, duhet të jemi shumë të kujdesshëm përsa i përket kundërshtarit që kemi përballë sepse siç e kemi thënë kemi një finale për të luajtur nesër dhe e dimë shumë mirë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe mendojmë 100% vetëm për Moldavinë. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë por duhet fituar edhe ndeshja e nesërme.
Gjendja e lojtarëve – Puna në një Kombëtare është e vështirë. Një trajner duhet të presë deri në moment të fundit për të shpallur listën, pasi ka gjithmonë surpriza. Mund të ketë lojtarë që dëmtohen apo probleme fizike, siç na ndodhi me Ajetin, i cili për fat të keq nuk ia doli dot të ishte me skuadrën, por ne morëm Jon Mersinaj. Jemi ok me këtë listë pasi kemi lojtarët e duhur. Mendoj vetëm për këta lojtarë që kam në dispozicion. 60-70% e këtij grupi kanë luajtur thuajse të gjitha ndeshjet deri më tani dhe kanë bërë shumë mirë. Jemi të kënaqur me gjendjen e lojtarëve dhe nuk kemi probleme të tjera.
Si ndihet skuadra në aspektin psikologjik, pasi në dy ndeshjet e fundit duhet vetëm një pikë? – Në futboll të gjitha skuadrat luajnë për të fituar dhe nuk mund të hysh në lojë duke bërë llogari. Barazimi do të ishte thjesht një pasojë e 90 minutave të lojës që skuadrat prodhojnë në fushë. Ekipin e kam parë në formë të mirë, situata është e qetë, lojtarët po punojnë me seriozitet. Më vjen mirë të kuptoj prej tyre që janë të ndërgjegjshëm dhe që e kanë kuptuar se asgjë nuk ka mbaruar akoma, kështu që nesër të dyja ekipet do të hynë për fitore.
Shqipëria, surpriza e grupit dhe realitet. Avantazh për ne? – Avantazhi që kemi ne është që jemi në këtë pikë të garës dhe jemi në lojë për t’u kualifikuar. Por, që kur ka nisur fushata kualifikuese jam shprehur që kemi një grup shumë të vështirë përpara. Dhe objektivi ishte që të vinim në nëntor në këto kushte dhe realisht ne jemi në një moment të mirë. Jemi në një grup ku katër skuadra janë në lojë për t’u kualifikuar. Avantazhi ynë është fakti që ne jemi më mirë se kundershtarët në renditje por duhet të kemi parasysh që s’ka mbaruar ende asgjë dhe kemi pikë të tjera për të fituar që na duhen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E kryer, Mbappe ka nënshkruar të gjitha dokumentet, do të jetë lojtar i Real Madridit
Nuk mund ta ndalnin as sigurimi, momenti kur Vinicius Jr u fute në tribunë të tifozëve dhe festonte me ta
Rivaliteti anash, Barcelona uron Real Madridin për triumfin në Ligën e Kampionëve
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin
Terzic krenar me paraqitjen e futbollistëve të tij: Tani e di pse Reali ka fituar 15 Liga të Kampionëve
Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë
Don Carlo Ancelotti flet për triumfin në finale, tregon vështirësitë për menaxhimin e top yjeve të skuadrës
Perez frikëson kundërshtarët: Sezonin tjetër luajmë për ta fituar të 16-tën
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United