LAJMI I FUNDIT:

Sylvinho bën ndryshime të shumta, formacioni i mundshëm i Shqipërisë për përballjen me Bullgarinë

Sylvinho bën ndryshime të shumta, formacioni i mundshëm i Shqipërisë për përballjen me Bullgarinë

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet në fushë pas fitores së mrekullueshme javën e kaluar ndaj Republikës së Çekisë.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshje miqësore në ‘Air Albania’ përballë Bullgarisë.


Duke marrë parasysh se është ndeshje miqësore, trajneri Sylvinho pritet të bëj rotacion ku do të luajnë futbollistë që kanë pasur më pak hapësira në ndeshjet e fundit.

Etrit Berisha pritet të pushoj dhe vendin e tij në portë do ta zë Thomas Strakosha.

Rasti për futbollistët e rinj, Shqipëria pret Bullgarinë në 'Air Albania'
Lexo po ashtu Rasti për futbollistët e rinj, Shqipëria pret Bullgarinë në 'Air Albania'

Pushim në mbrojtje do të kenë edhe Elseid Hysaj e kapiteni Berat Gjimshiti, ndërkohë në mbrojtje do të luajnë Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Enea Mihaj dhe Mario Mitaj.

Në repartin e mesfushës Ylber Ramadani pritet të pushoj derisa përkrah Kristjan Asllanit e Nedim Bajramit do të luaj Qazim Laçi.

Ndryshime do të ketë edhe në repartin e sulmit, ku Taulant Seferi dhe Sokol Cikalleshi do të ulën në bankën rezervë. Përkrah Jasir Asanit në sulm do të jenë edhe Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni.

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë do të filloj në ora 18:00 në ‘Air Albania’ në Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori