LAJMI I FUNDIT:

Sylvester Stallone zbulon se gati vdiq gjatë xhirimeve të filmit “Rocky IV”: Më dërguan me urgjencë në spital, murgeshat luteshin për mua

Sylvester Stallone zbulon se gati vdiq gjatë xhirimeve të filmit “Rocky IV”: Më dërguan me urgjencë në spital, murgeshat luteshin për mua

Sylvester Stallone gati vdiq gjatë xhirimeve të “Rocky IV”.

Aktori 75-vjeçar kujtoi se si mjekët kishin frikë se ai do të ‘fliste me engjëjt’ pasi u plagos rëndë nga Dolph Lundgren – i cili luajti rolin e armikut të Rocky-t, Ivan Drago në filmin e vitit 1985 – kur një skenë zënke shkoi keq.


Sylvester, i cili portretizon personazhin Rocky Balboan në serialin dramatik sportiv, kishte murgesha që luteshin për të në kujdesin intensiv, pasi Dolph ‘i lëndoi’ zemrën me një grusht, shkruan DailyMail.

Sylvester Stallone i ofron një rol me fitime të majme Tyson Furyt, pas fitores ndaj Wilderit
Lexo po ashtu Sylvester Stallone i ofron një rol me fitime të majme Tyson Furyt, pas fitores ndaj Wilderit

Duke folur përpara publikimit të një versioni të ri të ri të filmit, Stallone tha: “Në raundin e parë, ku ai më nokauton mua, kjo është ajo që vërtetë ndodhi”.

“Ai më bëri pluhur dhe nuk e ndjeva keq në atë moment, por më vonë atë natë zemra ime filloi të rrihte me të madhe”.

“Ai kishte mavijosur qesen e perikadit, që është kur zemra goditet – si në një aksident automobilistik kur gjoksi juaj mund të goditet nga timoni”.

Stallone vazhdoi: “Tensioni im i gjakut shkoi në 260. Ata menduan se do të flisja me engjëjt”.

Vitin e kaluar, ai e diskutoi përsëri incidentin, duke thënë: ”Dolph Lundgren më futi në spital për nëntë ditë. E dija se isha në telashe kur u paraqita dhe kur pash murgeshat tek luteshin në kujdesin intensiv”.

Ai shpjegoi se i tha Lundgrenit të harronte koreografinë, duke thënë: “Vetëm dil atje dhe përpiqu të më caktosh. Për minutën e parë të ndeshjes, do të jetë një lojë e lirë për të gjithë”.

Dolph gjithashtu e pranoi aksidentin, duke thënë: “Gjithçka që bëra ishte t’i bindesha urdhrave. Ai ishte shefi. Unë bëra atë që më tha. Ne u kthyem në Los Angeles dhe producenti tha: ‘Hej Dolph, ju keni dy javë pushim’ – Stallone është në spital”.

Sylvester Stallone më parë pranoi se ishte ‘i zemëruar’ për të mos marrë një përqindje nga filmat ‘Rocky’, pavarësisht faktit se ai krijoi ekskluzivitetin dhe shkroi skenarin për gjashtë filmat e parë.

Aktori tha: “Unë kam zero pronësinë e Rocky-t. Çdo fjalë, çdo rrokje, çdo gabim gramatikor ishte i gjithë faji im”.

“Ishte tronditëse që nuk u bë kurrë, por më thanë: ‘Hej, u paguat, pra për çfarë ankoheni?’ Unë u tërbova”, shtoi ai.

Megjithatë, Stallone ishte i kënaqur që personazhi i tij ikonë i dha atij një ‘zë’.

Sylvester tha: “Është zëri i vetëm që mund të them atë që dua pa u tallur, pa qenë budalla, apo i çmuar apo sentimental, sepse ai është i tillë”.

Stallone është i martuar me modelen Jennifer Flavin që nga viti 1997. Së bashku ata kanë tri vajza: Sophia, 25 vjeçe, Sistine, 23 vjeçe dhe Scarlet, 19 vjeçe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori