LAJMI I FUNDIT:

Swift fotografohet në aeroport me të dashurin

Swift fotografohet në aeroport me të dashurin

Duket se Taylor Swift ka të dashur të ri. Këngëtarja ka kohë që po përflitet se është në lidhje me Joe Alwyn.

Është spekuluar se këngëtarja e “Wildest Dreams” dhe aktori britanik janë në një lidhje sekrete për tash e sa muaj, e të dy tashmë janë parë përfundimisht bashkë.


Mashkulli i cili thuhet se është në lidhje me Taylor Swift shfaqet në skena të nxehta me një aktore (Foto, +18)
Lexo po ashtu Mashkulli i cili thuhet se është në lidhje me Taylor Swift shfaqet në skena të nxehta me një aktore (Foto, +18)

Fotografët kanë arritur t’i kapin Swift dhe Alwyn duke u futur në një aeroplan privat, duke qenë në përcjellje të një sigurimi, transmeton Klan Kosova.

Ylli i muzikës pop kishte veshur një xhaketë me ngjyrë të zezë, ashtu si edhe pantallona të zi dhe një palë atletet Nike, derisa edhe Alwyn kishte zgjedhur veshje sportive.

Të dy as nuk e kanë mohuar e as pohuar një lidhje të mundshme dashurie mes tyre.