Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë që Dardan Molliqaj ka tentuar që t’ia pamundësojë kandidimin për kryetar të Vetëvendosjes Albin Kurtit.
Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, Sveçla ka folur për gjendjen aktuale dhe problemeve në Vetëvendosje. Ai ka thënë që në parti nuk ka fraksione, por ka disa të pakënaqur të cilët kanë dhënë dorëheqje nga disa funksione brenda partisë.
Duke folur për grupin e deputetëve dhe aktivistëve që kundërshton Albin Kurtin dhe kandidimin e tij për kryetar, Sveçla ka thënë që ky grup është dashur të ketë sjellje tjetër.
“Ne i kemi ftuar që të kandidojnë për kryetar dhe të maten përmes një procesi të rregullt që e parasheh statuti i partisë. Pse të mos ketë më shumë kandidatë për kryetar? Ka pasur mungesë besimi nga aktivistët tjerë që mund të fitojnë kundër Kurtit, unë besoj që ka aktivistë që janë të denjë për kryetar të VV’së”, tha Sveçla.
“Njëra palë ka dashur ta bllokojë procesin përmes shantazheve. Burimi i problemit në Vetëvendosje kanë qenë mospajtimet mes Molliqajt dhe Kurtit, të tjerat janë edhe interesa personale”, shtoi Sveçla. Madje, Sveçla ka thënë që grupi i të dorëhequrve brenda partisë po ushtron ‘diktat’ pasi po shkel rregullat dhe statutin e partisë.
Kujtojmë që nga brenda Vetëvendosjes ka shpërthyer në publik një përçarje dhe mospajtim i madh, ku një grup i deputetëve dhe njerëzve të rëndësishëm kanë dhënë dorëheqje nga funksionet brenda partisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën