LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Ndajmë shqetësimin e përbashkët me PE-në lidhur me bandat kriminale në krye me Radoiçiqin dhe Veselinoviçin

Sveçla: Ndajmë shqetësimin e përbashkët me PE-në lidhur me bandat kriminale në krye me Radoiçiqin dhe Veselinoviçin

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka përshëndetur Raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën, derisa ka thënë se ndajnë shqetësimet e njëjta në lidhje me grupet kriminale që veprojnë në veri të vendit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se vlerësimet pozitive dhe sugjerimet konstruktive të ofruara në raport, do të shërbejnë si një udhëzues i vlefshëm për rritjen e mëtejme të demokracisë, sundimit të ligjit, luftimit të krimit të organizuar dhe niveleve të larta të korrupsionit si dhe krijimin e një administrate të bazuar në meritokraci.


“Ndajmë shqetësimet e përbashkëta lidhur me situatën sfiduese në pjesën veriore të Kosovës, ku raporti rithekson se bandat kriminale në krye me Milan Radoiqiç dhe Zvonko Veselinovic, në lidhje të ngushta me Partinë Progresive të Serbisë, paraqesin kërcënim serioz për qytetarët. Ky fakt theksohet edhe në raportin e Serbisë, specifikisht për lidhjet e tyre me grupet kriminale që veprojnë në veri të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Ai thotë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë vartëse të saj janë dhe do të vazhdojnë të jenë plotësisht të angazhuara për luftimin e këtyre elementeve kriminale dhe garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve.

“Do të zbatohen masa për adresimin e shpejtë dhe efektiv të kësaj çështje, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Derisa ministri i Brendshëm thotë se luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë mbetet një çështje urgjente dhe ritheksojmë vullnetin tonë të fortë politik për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet dhe pa dallim.

“Ashtu siç thekson edhe raporti, shpresojmë që edhe sistemi i drejtësisë të ndërmarrë veprimet e nevojshme në rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre që garantojnë rritje të efikasitetit dhe realizim të vullnetit tonë të përbashkët”, ka shkruar mes tjerash Sveçla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori