LAJMI I FUNDIT:

Largohet nga puna mjeku nga Tetova që publikoi shtatzënat në TikTok

Largohet nga puna mjeku nga Tetova që publikoi shtatzënat në TikTok

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur mbrëmë Tetovën dhe gjithë Maqedoninë ku një i punësuar anesteziolog në spitalin Klinik të Tetovës ka filmuar gra duke lindur, pacientë dhe mjekë duke e nxjerë në rrjetin social Tik-Tok.

Pas kësaj kanë pasuar reagime të shumta, ku ka ardhur edhe deri te largimi nga puna i mjekut që publikoi videon.


”Ndjej keqardhje për rastin e mbrëmshëm në Spitalin e Tetovës, dua të theksoj se në fillim kur mora vesh, e kam denoncuar rastin në polici, pastaj un bashkë me ministrin e Shëndëtsise kemi vendosur që këtij personi ti ndërpritet marrëdhënja e punes, sepse ka shkelur regullat e punës” – tha drejtori Pëllumb Vela.

”Kemi qenë nga mbrëmë në koordinim të vazhdueshëm me drejtorin e spitalit të Tetovës, më vjen shum keq që një i punësuar në spital të veprojë kështu, jam takuar edhe me SPB-Tetove dhe kemi marrë masat e duhura” – deklaroi Ministri i Shendetsise, Fatmir Mexhiti.

Në pyetjen se si ndjeheni kur e keni parë në fotografi me ju personin qe xhiroi videon dhe a eshte pjesë e ASH-së, ai tha:

”Unë këtë njeri nuk e njoh personalisht, e pash foton ku ishte bashkë me ne por besoni sikur të ishte anëtar i ASH-së do të reagoja edhe me ashpër. Ne jemi të vendosur nuk do të lejojmë raste të tilla të përseriten, disa mjekë sipas informacioneve kanë kërkuar të bëjne një fotografi në sallë dhe personi në fjalë e ka keqperdorur” – tha Fatmir Mexhiti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori