Pavarësisht paralajmërimeve të udhëheqësve të institucioneve kryesore në Kosovë, se sivjet pritet të ketë liberalizim të vizave, kështu nuk mendon shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi.
Madje, sipas tij, politikanët nuk bëjnë mirë të vazhdojnë të premtojnë liberalizim vizash, së paku për sivjet.
“Nuk ka vendim pozitiv për sivjet; për mundësitë e vitit 2019 pritet të diskutohet në fund të këtij viti”, ka shkruar Surroi në një postim në Facebook.
“Ky është verdikti i cili po përgatitet të thuhet në Bruksel në fund të këtij muaji”, ka shkruar tutje Surroi.
Ndryshe, në Qeverinë e Kosovës, por edhe në instancat tjera shtetërore, besojnë fuqishëm se nga fundi i këtij viti qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm dhe pa viza në zonën Schengen.
Sipas zyrtarëve në Prishtinë, Kosova ka kryer pjesën e vet të përmbushjes së kritereve dhe se tani ‘topi ka mbetur në fushën e Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare’ që të marrin vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ditë më parë ka thënë se pritjet janë reale dhe sipas saj, për këtë optimizëm është punuar shumë.
“Optimizmin e bazojmë në punën që është bërë sepse me të vërtetë kemi bërë një punë të madhe, por gjithashtu [optimizmi ] bazohet në kontaktet tonë në deklaratat e zyrtareve të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Para disa ditës ditësh e patë në Kosovë raportuesin e Kosovës në Parlamentin Evropian zotin Soltes i cili edhe vet deklaroi se është optimist se liberalizimi do të ndodh deri në fund të vitit”, ka thënë Hoxha për mediat vendase. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?