LAJMI I FUNDIT:

Surroi: Mandati i parë i Shpend Ahmetit qartësisht i suksesshëm (Video)

Surroi: Mandati i parë i Shpend Ahmetit qartësisht i suksesshëm (Video)

Surroi thotë se PSD do të ketë vështirësi në krijimin e identitetit.

Publicisti Veton Surroi ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet t’i përgjigjen interesit strategjik të Kosovës.


Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shpenzimi i energjisë për të kërkuar subjekte të reja politike është një luks për një vend siç është Kosova.

Surroi ka folur edhe për ndryshimet e fundit në qeveri duke thënë se ato për pazare të ulëta.

“Po kalojmë në një kohë si në periudhën para feudale. Të bëhesh ministër në Kosovë nuk ke nevojë të jesh i spikatur por mjafton të jesh i një rajoni të caktuar dhe të jesh shok me atë që të propozon”.

“Duhet të ketë disa kritere bazike për emërimet e ministrave. E kemi Pacollin që lidhje nuk ka me punët që po merret. Ai po bëhet objekt talljesh në komunitetin ndërkombëtar dhe po e dëmton Kosovën me këto deklarata”.

Surroi mandatin e parë të Shpend Ahmetit në Prishtinë e ka konsideruar si të suksesshme.

“Mandati i parë ishte krejtësisht i qartë, një lëvizje antikorruptive, u krijua një rregull sidomos me ndaljen e ndërtimeve pa leje. Filloi të krijohet përshtypja se edhe në Kosovë mund të bëhet diçka pa korrupsion”.

Sa i përket mandatit të dytë të Shpend Ahmetit, Surroi ka thënë se rezultatet do të shihen në fund të mandatit.

“Ahmeti duhet të dalë në publik dhe të tregojë se cila është ideja e tij se çka ai do të lë si trashëgimi në fund të mandatit”.

Sa i përket PSD-së, publicisti ka thënë se ajo e ka një problem si të gjitha partitë tjera që formohen shkëputen nga subjektet e tjera.

“E ka problem krijimin e një identiteti, në mënyrë që të mos konsiderohet si një ish-vetëvendosje. Edhe strukturimi i një subjekti sot është një problem”, tha Veton Surroi./Telegrafi/

Surroi vlerëson qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë

Surroi vlerëson qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë

Publiée par RTV Dukagjini sur Jeudi 18 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori