LAJMI I FUNDIT:

Surroi: Kosovën e presin vite të vështira (Video)

Surroi: Kosovën e presin vite të vështira (Video)

Publicisti Veton Surroi ka thënë se me përpjekjen e për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Kosovës i është bërë një dëm i madh.

Surroi, në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se vitet që na presin nuk janë të lehta dhe Kosovës i nevojitet një përkrahje kritike ndërkombëtare.


“Nëse ne nuk kemi përkrahje nga ndërkombëtare, ballafaqohemi me sfida shumë të mëdha dhe atëherë gjendja jonë do të jetë edhe më e pafuqishme se që kemi sot”, ka thënë Surroi.

Surroi ka folur edhe për Qeverinë ‘Haradinaj’, duke thënë Kosova ka parë më shumë skandale se kurrë më parë gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së vendit nga Ramush Haradinaj.

“Kjo Qeveri ka krijuar më shumë befasi, çdo ditë, sa që çdo befasi e ka lënë mënjanë befasinë e mëparme”, ka deklaruar ai.

“Përderisa një pjesë e opinionit publik është marrë me numërimin e ministrave e zëvendësministrave, e njëjta qeveri fali në formë jo ligjore, jokushtetuese, borxhin prej 58 milionë euro ambalazhuesve të ujit, dha para për pjesëmarrësit e grupit të Kumanovës… Mori vendime për ngritje të pagave që janë po ashtu në kundërshtim me ligjin, dhe në fund mori një vendim që ka gjasa të jetë më i dëmshmi për vendin, kjo është kontrata për termocentralin Kosova e Re”, tha Surroi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori