LAJMI I FUNDIT:

Supremja: Gjykata nuk ndikohet nga asnjë parti politike

Supremja: Gjykata nuk ndikohet nga asnjë parti politike
Foto: Arkiv

Gjykata Supreme sqaron opinionin publik se pretendimet e publikuara nëpër media, dje të Partisë Demokratike të Kosovës sipas të cilave, Gjykata Supreme është e ndikuar politikisht, janë tërësisht të pavërteta.

Në këto pretendime, apostrofohet edhe gjyqtari i Gjykatës Supreme, Erdogan Haxhibeqiri, dhe familja e tij, duke cenuar kështu privatësinë e gjyqtarit dhe familjes së tij, në përpjekje që të ndikohet në vendimet e Gjykatës Supreme.


“Sqarojmë opinionin publik se gjyqtari Erdogan Haxhibeqiri, nuk ka qenë fare pjesë e kolegjit gjyqësor, kur është vendosur për ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për rinumërim të votave në Prizren”, thuhet në një reagim nga Gjykata Supreme.

Në reagim të kësaj Gjykate thuhet se Supremja nuk do të bjerë pre e asnjë kërcënimi as shantazhi direkt apo indirekt, nga cilido subjekt politik, grup apo individ.

“Të gjitha vendimet gjyqësore, merren në kolegje prej tre anëtarësh, në përputhje të plotë me ligjin, me profesionalizëm dhe me përgjegjësi të lartë. Ndaj, bëjmë thirrje publike, që të ndalohen sulmet e tilla verbale dhe të respektohet pavarësia e gjyqtarëve dhe organeve të drejtësisë”, thuhet në reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori