LAJMI I FUNDIT:

Supermodelja Bar Refaeli i detyrohet dy milionë euro shtetit izraelit

Supermodelja Bar Refaeli i detyrohet dy milionë euro shtetit izraelit

Supermodelja izraelite, Bar Refaeli, e cila do të udhëheq festivalin evropian, Eurosong që do të mbahet këtë javë në Tel Aviv, i detyrohet shtetit dy milionë euro për taksat e papaguar.

Sipas vendimit të gjykatës, pos dy milionëve do të duhet të paguajë edhe 30 mijë euro për shpenzimet e gjykimit, njofton ministria e drejtësisë izraelite.


Refaeli akuzohet se nuk e ka raportuar plotësisht pagën miliona dollarëshe në Izrael dhe jashtë saj. Ajo dhe nëna e saj gjithashtu nuk kanë deklaruar ndonjë përfitim që kanë si të famshëm.

Refaeli deklaroi se nuk ka jetuar në Izrael gjatë periudhës së diskutueshme, kur tatimi nuk ishte paguar, por gjykata e gjeti fajtore.

Ajo supozohet se ka deklaruar se paguan qira shumë të ulët për apartamentin luksoz në Tel Aviv. Është thënë gjithashtu se veturën luksoze e ka marrë si dhuratë për punën e saj promovuese.

Bar Refaeli fitoi famë në mbarë botën në vitin 2007 kur zbukuroi ballinën e revistës “Sports Illustrated” si modelja e parë izraelite që arriti të bënte këtë. Refaeli është e njohur edhe për marrëdhënien e saj me aktorin Leonard DiCaprio. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori