LAJMI I FUNDIT:

Superliga vjen sot me katër ndeshje, vëmendja kryesore në kryeqytet ku përballen Prishtina dhe Ballkani

Superliga vjen sot me katër ndeshje, vëmendja kryesore në kryeqytet ku përballen Prishtina dhe Ballkani

Java e 20-të në Ipko Superligën e Kosovës ka startuar ditën e premte me ndeshjen Drita – Drenica që përfundoi 4-1 në të mirë të gjilanasve.

Ndërkohë për ditën e sotme janë paraparë të zhvillohen katër ndeshje të tjera.


Gjilani do të kërkojë ta vazhdojë formën e mirë edhe në udhëtim te Dukagjini i Klinës për të qenë edhe më tej në garë me skuadrat tjera kryesuese.

‘Kuqebardhët’ kërkojnë maksimumin e pikëve në përballje me “Hithat” që gjithashtu për objektiv kanë fitoren, pasi që vetëm pikët e plota mund ti shtojnë shpresën për të mbijetuar.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli synon që të marrë fitoren e parë në pranverë, ku përballë ka Trepçën ’89.

Një gabim i mundshëm nga Nikli do t’i fute ata në valle për mbijetesë.

Ndërkohë Ferizaj do të luaj para tifozëve të vet ndaj Llapit. Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet të premten, por për shkak të motit të keq është shtyrë për sot me fillim nga ora 13:00.

Ndërkohë kryendeshja e kësaj jave do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Dy pretendentët për titullin e kampionit Prishtina dhe Ballkani do të jenë përballë njëra tjetrës.

Prishtina aktualisht ndodhet tri pikë mbrapa Ballkanit dhe bardhekaltërtit synojnë që me një fitore të barazohen me pikë në krye me therandasit dhe Dritën.

Në anën tjetër skuadra e Ismet Munishit udhëton për në kryeqytet për mos tu mposhtur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori