eksperti ad

Elita e futbollit kosovar do të luaj edhe në mesjavë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e javës së tetë në Ipko Superligën e Kosovës.


Kësisoj ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet në Ferizaj, me Ferizajn që është nikoqir i Drenicë në ditën e martë.

Ditën e mërkure do të luhen katër sfida të tjera, me ndeshjen kryesore që do të zhvillohet në Podujevë.

Llapi do të jetë nikoqir i Feronikelit, ndërsa kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të mirëpres Trepçën ’89.

21731018 688301464694930 7794249084296599460 n

Skuadra më e madhe kosovare, Prishtina do të udhëtojë drejt Prizrenit për tu përballur me Lirinë.

KEK-u do të mirëpres Ballkanin në Obiliq në një ndeshje ku vendasit do të synojnë pikët e para në këtë kampionat.

Ndeshja e vetme që do të luhen ditën e enjte, do të jetë ajo mes Flamurtarit dhe Gjilanit. /Telegrafi/ Java e 8-të E martë, 2.10.2018 – ora 15:30

Ferizaj – Drenica

E mërkurë, 3.10.2018 – ora 15:30

Drita – Trepça’89
Liria – Prishtina
Llapi – Feronikeli
KEK-u – Ballkani

E enjte, 4.10.2018 – ora 15:30

Flamurtari – Gjilani

telegrafi sport app