LAJMI I FUNDIT:

“Superkupa do të luhet në Gjermani ose Zvicër” – Ademi flet edhe për stinorin pranveror: Jemi gati, kemi rritje të cilësisë në futbollin vendor

“Superkupa do të luhet në Gjermani ose Zvicër” – Ademi flet edhe për stinorin pranveror: Jemi gati, kemi rritje të cilësisë në futbollin vendor

Pas një pauze prej gjashtë javëve, futbolli kosovar është rikthyer në aksion me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës që u zhvilluan fundjavën që lamë pas.

E këtë fundjavë do të startojë edhe edicionin pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku pritet të jetë shumë interesant pasi të gjitha skuadrat janë në garë për t’i arritur objektivat e tyre.


Ballkani si kampion në fuqi do të ketë punë të vështirë për ta mbrojtur titullin pasi ndodhet vetëm gjashtë pikë para Dritës dhe Llapit që gjithashtu po kërkojnë titullin.

Ndërkohë luftë e madhe pritet të jetë edhe për një vend në Evropë, por edhe për t’iu shmangur rënies nga elita e futbollit kosovar.

Në një intervistë për Telegrafin, i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për stinorin pranveror dhe në përgjithësi për futbollin kosovar.

“Si Federatë e Futbollit të Kosovës jemi gati për sezonin e ri. Gjyqtarët kanë kaluar testet mjekësore dhe jemi të gatshëm për një sezon spektakolar”, thotë fillimisht Ademi.

I pari i FFK-së thotë se niveli i futbollit kosovar ka rritje, jo vetëm Superliga, por edhe liga përcjellëse që është Liga e Parë.

“Skuadrat po kryejnë faza përgatitore në Turqi, në një vend ku i kryejnë shumica e skuadrave evropiane dhe kjo më gëzon që kushtet për punë janë të mira dhe ka ngritje të cilësisë”.

“I kam vizituar skuadrat gjatë qëndrimit në Turqi dhe më gëzon fakti që kanë pasur edhe ndeshje shumë të mira ndaj kundërshtarëve të fortë”, vazhdoi tutje Ademi.

“Kampionati jonë ka rritje shumë në cilësi, e dëshmon edhe fakti që edhe në IFFHS jemi të renditur lartë, por edhe në ranglistën e UEFA-s. Përveç Superligës që cilësia është rritur dukshëm viteve të fundit dhe ka më pak gabime falë edhe VAR-it, rritje të cilësisë ka edhe në ligën përcjellëse si Liga e Parë ku profesionalizimi ka arritur kulmin”, vazhdon tutje Ademi.

IFFHS publikon renditjen e kampionateve botërore, Serie A në krye - Rritje të ndjeshme kanë kampionati kosovar dhe ai shqiptar
Lexo po ashtu IFFHS publikon renditjen e kampionateve botërore, Serie A në krye - Rritje të ndjeshme kanë kampionati kosovar dhe ai shqiptar

Gara për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës pritet të jetë shumë e nxehtë, derisa Ademi thotë se uron që të jetë një kampionat i mirë dhe ato skuadra që tregojnë paraqitje më të mira të arrijnë objektivat.

“Do të jetë garë e nxehtë si për titullin, ashtu edhe për Evropën dhe mbijetesën. Uroj që kampioni të dalë meritor pasi pritet të jetë një garë e ngushtë. Gjithashtu edhe për Kupën e Kosovës do të jetë një garë interesante, por edhe për Evropën. Në përgjithësi na pret një sezon pranveror shumë i zjarrtë dhe kjo e rritë cilësinë e futbollit tonë”, tha Ademi.

Superkupa e Kosovës mund të zhvillohet në Gjermani ose Zvicër

Stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar në fakt nisi me ndeshjen e Superkupës së Kosovës e cila u zhvillua më 20 janar në Antalya të Turqisë mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Kryeqytetasit triumfuan në atë takim me rezultat 2-1, derisa shumë nga ata kanë qenë që kanë kritikuar se pse Superkupa është zhvilluar jashtë shtetit.

Megjithatë shumë federata evropiane po i zhvillojnë finalet e Superkupës në një shtet tjetër, derisa ajo e Kosovës në katër vitet e fundit tre herë është zhvilluar në Antalya.

Ademi thotë se po mendojnë që tani e tutje finalja e Superkupës të zhvillohet në Gjermani ose Zvicër, aty ku ka shumë bashkëatdhetarë nga Kosova dhe që do të ishte një dhuratë për ta që ekipet e tyre të zemrës t’i shohin në shtetin ku jetojnë dhe veprojnë.

“Është e vërtetë që është bërë trend që Superkupa të zhvillohet jashtë shtetit dhe këtë po e praktikojnë shumë shtete. Në katër vitet e fundit tre herë finalja është zhvilluar në Turqi dhe kjo falë komunikimit që kemi pasur me klubet pasi vet edhe dëshira e tyre ka qenë që të luhet gjatë fazës përgatitore”, tha Ademi.

“Tani me liberalizimin e vizave do të jetë shumë më e lehtë që t’i dërgojmë klubet fituesin e titullit të kampionit dhe atë të Kupës së Kosovës në Gjermani ose Zvicër për ta luajtur finalen e Superkupës”.

“Është një ide që e kemi diskutuar dhe do të ishte shumë mirë për bashkëatdhetarët tanë që të luhet finalja e Superkupës në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë. Normalisht gjithmonë jemi në kordinim me klubet dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Ademi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori