LAJMI I FUNDIT:

Superkupa e Kosovës për femra, Bashkimi dominon ndaj Prishtinës

Superkupa e Kosovës për femra, Bashkimi dominon ndaj Prishtinës

Kampionia e Kosovës, Prishtina, nuk ka arritur t’i bëjë ballë Bashkimit nga Prizreni, në finalen e Superkupës së Kosovës (femrat), që u zhvillua në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Bashkimi demolon Prishtinën me rezultat përfundimtarë 83:70.

Qysh në çerekun e parë Bashkimi konfirmoi forcën, duke i bërë me dije se trofeu do të shkoi në Prizren, ashtu edhe ndodhi.

Në minutën e 10-të, Bashkimi ishte në epërsi me 8 pikë (15:23).

Në çerekun e dytë pritej një reagim më i mirë i kryeqytetasve, megjithatë nuk ndodhi dhe rritet epërsia e vashave prizrenase në 12 pikë (32:44).

Të gjithë menduan se pushimi 15 minuta do të ndikoi pozitivisht te Prishtina, por as kjo nuk i bëri punë, sepse vashat e Bashkimit e kishin mbrëmjen e tyre dhe nuk lejuan në asnjë moment që bardhekaltrat t’ia rrezikojnë epërsinë.

Në minutën e 30-të, rezultat i keq për bardhekaltrat për faktin se në semafor shënonte 48:66 në favor të Bashkimit apo 18 pikë epërsi.

Në fund ndeshja u mbyll 83:70, duke i dhënë Bashkimit trofeun e parë sezonal.

Basketbollistja Khadija Broën ka qenë më e dalluara te Bashkimi me 32 pikë, e ndihmuar nga Aisha Muhamed me 18 sosh.

Danisha Shaë u shqua te Prishtina me 31 pikë, por as që i mjaftuan për ta evituar humbjen.


Prishtina-Bashkimi 70:83

Palestra e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.

Gjyqtarë: Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani, Amar Gjekoviq.

Prishtina: Shatri 8, Shaë 31, Konjusha 13, Rushiti 2, Myers 10, Ajeti 3, Kamerolli, Martinaj 3, Ukaj, Rexhaj dhe Dekaj.

Bashkimi: Broën 32, Emra 4, Daci 12, Perçuku 15, Muhamed 18, V. Vraniqi, Muhadri 2, Baliqi, Gashi, Çejku, Krasniqi dhe S. Krasniqi.


Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori