Mesfushori kosovar Liridon Krasniqi ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të dytë me skuadrën Kedah ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim në fitoren 2-1 ndaj Matrix, transmeton Telegrafi.

Liridoni arriti të shënoj nga një distancë rreth 22 metrave dhe festimi i tij ishte tejet i ‘çmendur’, pasi kishte tetë muaj që nuk shënonte gol.


Ai fillimisht hoqi fanellën e tij dhe pastaj bëri shqiponjën dy krenare për t’i treguar të gjithëve se nga vije.

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës u transferua javë më parë në Malajzi, ndërsa pas kësaj fitore Kedah është ngjitur në pozitën e tretë në tabelë dhe me gjasa të mira për titull. /Telegrafi/

telegrafi sport app