LAJMI I FUNDIT:

Super filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Super filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë dhe më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni nëntë filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 21:30 në kinemanë në Prishtinë dhe në Prizren.


Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:

1) Those Who Wish Me Dead

Një adoleshent, dëshmitar i një vrasje e gjen veten të ndjekur nga vrasësist binjakë në shkretëtirën e Montanës me një eksperte mbijetese me detyrë ta mbrojë djaloshin – dhe një zjarr në pyll që kërcënon t’i konsumojë të gjithë.

2) Mortal Kombat

Luftëtari i arteve marciale Cole Young kërkon kampionët më të mëdhenj të Tokës në mënyrë që së bashku të qëndrojnë kundër armiqve të Outworld në një betejë me rrezik dhe pasoja të mëdha për gjithë universin.

3) Nobody

Një kalimtar i rastit që ndërhyn për të ndihmuar një grua që ngacmohet nga një grup burrash bëhet objektivi i një zoti hakmarrës të drogës.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen filmat Godzilla vs Kong, horrori Wrong Turn, komedia The Comeback Trail, si dhe animacionet Raya and the last Dragon, Tom and Jerry dhe Soul.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun duke klikuar KËTU.

Artikull i sponzorizuar