Mesfushori fantastik i kuqezinjve, ka arritur të tregojë edhe njëherë vlerat e tij të jashtëzakonshme ku njihet si njëri nga mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit zviceran.

Në ndeshjen mes Sionit dhe Grasshoppersit që përfundoi 5-0 në të mirë të mysafirëve, Abrashi ka qenë protagonist absolut duke shënuar golin e dytë në këtë ndeshje, pas një gabimi të kundërshtarëve.


Sikur mos të mjaftonte goli, Amiri bëri edhe asistim në këtë takim kur në minutën e 26-të asistoi për bashkëlojtarin e tij Vadocz.

Abrashi ishte në fushë gjatë 90 minutave, ndërsa në fund u shpall edhe lojtar i ndeshjes. /Telegrafi/

 
telegrafi sport app