Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, Llapi ka konfirmuar se Sunaj Keçi është angazhuar si ndihmës i parë i trajnerit Tahir Batatina.

Pas dy edicioneve të kaluara te Flamurtari, ai është kthyer te klubi nga Podujeva, pjesë e të cilit ishte si ndihmëstrajner gjatë sezoneve 2016/2017 dhe 2017/2018.

“K.F. Llapi njofton për marrëveshjen e arritur me trajnerin, Sunaj Keçi i cili rikthehet përsëri në shtabin teknik të trajnerëve”.

“Keçi me përvojën e tij dhe punën e madhe që e bën, do jetë ndihmesë shtesë në vazhdimin e kampionatit.

“Sunaj Keçi rikthehet te KF Llapi pas dy edicioneve te KF Flamurtari. Ai ishte ndihmëstrajner i klubit në edicionin 2016/17 dhe 2017/18, në të cilat klubi kishte arritur të jetë pjesë e finales së Kupës si dhe kampion vjeshtor i Superligës”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Telegrafi/

Reklama
Reklama