LAJMI I FUNDIT:

Sulmon një femër në Gjilan, arrestohet një person

Sulmon një femër në Gjilan, arrestohet një person
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një femër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00, në Gjilan.


Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/