LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi policët me automjetin e tij, Policia arreston të dyshuarin në Gjilan

Sulmoi policët me automjetin e tij, Policia arreston të dyshuarin në Gjilan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i cili me automjetin e tij ka tentuar të godas dy zyrtarë policor.

Siç njofton Policia, ai kishte në kombin e tij mallra të kontrabanduara, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me automjetin e tij kombi ka tentuar të godas dy zyrtarët policor të cilët i kishin dhënë shenjë për tu ndalur për shkak se në automjet i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme-kryesisht pije alkoolike të cilat dyshohej se ishin të kontrabanduara. Gjatë ballafaqimit, njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje, ka përdorur mjetet zyrtare por nuk janë shkaktuar lëndime apo dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti me mallra është dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. Lidhur me rastin për procedura të mëtejme janë informuar institucionet kompetente. /Telegrafi/