Një zyrtar policor i Kosovës është sulmuar fizikisht në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, pas një mosmarrëveshjeje që pasoi refuzimin e hyrjes në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 19:15. Dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, pasi iu ishte refuzuar hyrja në RMV nga autoritetet maqedonase, njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor të Kosovës.


Polici i lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/