Kanosje me armë zjarri në Brezovicë, arrestohet i dyshuari dhe i konfiskohet pistoleta

Një person është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për kanosje me armë zjarri dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 16:30. Tre persona, shtetas të Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se janë kanosur me armë zjarri nga një person tjetër.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë së bashku me 18 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































