LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet furra “Çollaku” në Serbi, pronari shqiptar largon familjen nga frika

Sulmohet furra “Çollaku” në Serbi, pronari shqiptar largon familjen nga frika

Sulmi në furrën e bukës “Banat-Colaku” në Bela Crkva të Vojvodinës së Serbisë ndodhi mbrëmjen e kaluar, prandaj pronari i furrës largoi familjen jashtë shtëpisë për arsye sigurie, raporton portali Belocrkvanske Novosti.

Siç thuhet, gjatë sulmit, pronari shqiptar i furrës dhe punonjësit ishin brenda objektit, ku po përgatiste bukë dhe pasta për shitje.


Autori theu vitrinën e dyqanit gjersa u filmua nga kamerat e mbikëqyrjes gjersa tashmë thuhet se është identifikuar krimineli.

Vendasit me të cilët foli gazetari i portalit thanë se ishin tmerruar nga pamja pasi që nuk mbanet në mend nëse kishte ndodhur ndonjëherë një incident i ngjashëm në Bela Crkva.

Sipas punonjësve të furrës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet rreth incidentit. /Telegrafi/